• |
ide | kryesore

“Njëqind dështimet e Ramës”/ Basha: Qeveria Rama përdori pandeminë për të abuzuar me të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se qeveria Rama përdori pandeminë, për të abuzuar për të drejtat e njeriut dhe lirinë e medias. Duke iu referuar raportit të Amnesty International, Basha nënvizon se Rama ka dështuar që të ofrojë liri dhe të drejta të njeriut në vendin tonë dhe këtë e dëshmojnë raporte të agjencive ndërkombëtare.

“A janë respektuar të drejtat e njeriut dhe liria e shtypit në Shqipëri, përgjatë vitit 2020? Përgjigja është JO. Sipas Amnisty International, qeveria shqiptare përdori situatën me pandeminë që të abuzojë qoftë me forcë për të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit”, shkruan Basha.



1 Comment

  1. Ky nuk eshte deshtim por nje vazhdimesi e politikes se ndjekur nga kjo parti qe nga themelimi me

    8 nentor 1941 e deri me sot. Sot megjithe deshiren e madhe nuk mund te pushkaton pa gjyq, nuk

    mund te internon apo nuk mund te nzjerre opoziten jashte ligjit sic do te desheronte, por ne

    vazhdimesi dhe ne menyre te strukturuar perdor shtetin dhe fuqine e tij per tu pasuruar per vete

    e per te shkelur e neperkembur te drejtat dhe lirite themelore te njeriut dhe per tua bere jeten te

    pamundur shqiptareve ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *