• |
ide | kryesore

Nuk ndalen shqiptarët në Itali, 27-vjeçari kapet me 30 kg kokainë dhe 280 mijë euro cash

-Instant, Lajme, Të fundit



Tridhjetë kilogram kokainë, që nëse do dilnin në treg do të kapnin vlerën e 2 milionë eurove, u sekuestruan ditën e djeshme nga policia italiane në Torino., Në pranga ka rënë një 27 vjeçar shqiptar, me rekorde të mëparshjme kriminale, ndërsa autoritetet italiane lokale shpehen se një sasi kaq e madhe droge nuk ishte kapur prej rreth 30 vitesh.

Gjatë ndalimit 27-vjeçari u tregua shumë nervoz ndërsa: agjentët gjatë kontrollit fizik i gjetën 20 mijë euro cash, të ndara në mijëshe në portofol dhe çantën e supit që mbante. Karabinierët dyshuan dhe vendosën të ushtronin një kontroll edhe në banesën e të riut në Pozzo Strada ku u gjetën 33 shkopinj kokainë të pastër, si dhe materiale paketimi. Gjithashtu, në shtëpi u gjet edhe një shumë prej 280 mijë eurosh cash, shkruajnë mediat italiane.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *