• |
ide | kryesore

Përse aplikacionet e editimit të fotove nuk janë dhe aq të mira

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktivistët frikësohen se aplikacionet për editimin e trupit, të reklamuara në platformat e mediave sociale TikTok dhe Instagram, po nxisin çrregullime të të ngrënit te të rinjtë. Reklamat tregojnë se si aplikacionet mund të përdoren për të ndryshuar pjesët e trupit, duke përfshirë hollimin e belit dhe shtimin e muskujve.

Organizatat bamirëse të çrregullimeve të të ngrënit kanë thënë se firmat e teknologjisë duhet të marrin në konsideratë ndikimin te njerëzit e cënueshëm. Ndërsa platformat thanë se aplikacionet nuk kanë thyer udhëzimet për reklamat, por TikTok shtoi se po i rishikon politikat e tij. Platforma e njohur dhe shumë e përdorur nga adoleshentët, ndaloi reklamat që promovonin dietat dhe suplementet për humbjen e peshës vitin e kaluar.

“Kompanitë e mediave sociale duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të ndalojnë këtë mesazh jo të shëndetshëm dhe të dobishëm”, -tha fushata e çrregullimeve të të ngrënit Hope Virgo. “Gjatë vitit të kaluar, ne kemi parë një rritje të madhe të numrit të njerëzve me çrregullime të të ngrënit, dhe ndërsa këto çrregullime nuk shkaktohen domosdoshmërisht nga imazhi i keq i trupit, ne e dimë se ekzistojnë disa lidhje të brendshme. Fakti që Instagram dhe TikTok aktualisht po reklamojnë aplikacione që ndryshojnë trupin, do të ushqejë më tej këtë ‘epidemi’ të çrregullimeve të të ngrënit.”

Bamirësia për çrregullimin e të ngrënit Seed tha se ka parë një rritje prej 68% të fëmijëve dhe adoleshentëve të moshës midis 10 dhe 19 vjeç që kërkojnë mbështetje që nga pandemia.

Danae Mercer është një gazetare shëndeti me një histori të çrregullimeve të të ngrënit. Ajo rregullisht poston për pozitivitetin e trupit në Instagram dhe TikTok, duke filmuar video se si trupat editohen.

“Unë e di nga përvoja ime, këto aplikacione mund të shkaktojnë probleme. Aplikacionet më bëjnë më të dobët dhe më të lakuar sesa mund të jem, edhe nëse do të stërvitesha gjithë kohën. Ato eliminojnë poret e mia në një mënyrë që nuk është as e mundur realisht. Ato krijojnë dikë që është thjesht e paarritshme. Dhe ato i bëjnë të gjitha vetëm me një klikim. Ndikimi i një teknologjie të tillë është i madh dhe sinqerisht nuk mendoj se do ta shohim rezultatin e plotë të saj për vite me radhë”, -tha ajo për BBC, duke shtuar se këto aplikacione kishin në shënjestër adoleshentët veçanërisht të cënueshëm.

Përdoruesit e këtyre aplikacioneve, që një pjesë e madhe janë falas, mund të modifikojnë foto ose video, duke ndryshuar madhësinë dhe formën e trupave dhe fytyrave, duke lëmuar lëkurën dhe duke rritur muskujt.

“Ne po kalojmë më shumë kohë në këto platforma se kurrë më parë,” tha Gemma Oaten, menaxhere e Seed. “Ndërsa kthehemi në jetën normale, nuk do të jemi në gjendje të fshihemi pas ekraneve ose aplikacioneve. Njerëzve u ofrohet mënyra për të shtrembëruar imazhin e tyre në internet, por kjo u bën presion atyre në botën reale.”

Organzatat e çrregullimeve të të ngrënit theksojnë se kompanitë e mediave sociale duhet të jenë të kujdesshme dhe të tregojnë çdo reklamë që mund të jetë e dëmshme për imazhin e trupit.revistaclass



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *