• |
ide | kryesore

Rama: Një pjesë e kontrollorëve të Rinasit janë kthyer në punë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e ngërçit të krijuar në Rinas një ditë më parë, ku ka theksuar se tashmë situata është zgjidhur dhe nesër pritet që puna të vijojë normalisht. Ndër të tjera ai ka bërë me dije se pas komunikimit me ministren është arritur që një pjesë e tyre të kthehen nesër në punë.


“Çështja mund të diskutohet por është një çështje e zgjidhshme tashmë dhe sot kanë filluar fluturimet esenciale dhe nesër vijojnë normalisht. Ne nuk jemi gjendur gafil kemi pasur informacion në lidhje me këtë dhe kemi bërë përpjekje për ti sjellë në vete ato që i hynë kësaj ndërmarrje marrëzie të shtyrë dhe të orkestruar.


Ministrja deri në fund ka qenë në komunikim me të dhe ne menjëherë kemi vënë në zbatim planin e hartuar. Pas thirrjes së bërë nga unë dhe nga ministrja një pjesë e tyre janë rikthyer por kjo punë nuk mbaron me kaq pasi do të bëhet një proces i vëmendshëm. Kemi pasur përgjigje nga kontrollorët e Turqisë dhe kemi dhe një grup tjetër nga Greqia që pritet të vijë nesër në vendin tonë”, – ka thënë Rama në emisionin Log. në ABC.

6 Comments

  1. Ore, po ti do hapje dhe aeroportin e Kukesit pas ca ditesh. Ku i ka stafin e kontrolloreve qe do punonin ne Kukes, dhe ata fare mire mund te zevendesonin ata qe lane punen. Ti shkove i more ne Turqi ke vellai i madh:).

    Tani aeroporti i Kukesit do hapet sipas teje pas pak ditesh, por kontrolloret kerkund:), apo ulen avionat duke pare Merushe Ballukun duke ecur e leviur duart neper piste:)))

    O te qifsha robt ku na re per hise mor psikopat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu