• |
ide | kryesore

Rama zbardh debatin me Bashën dhe Metën në Këshillin e Sigurisë: Do luftë?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka zbardhur debatin me Presidentin Ilir Meta dhe kreun e PD-së Lulzim Basha në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë të zhvilluar pak kohë më parë.

“Ne kemi pasur një apo dy takime me Lulzim Bashën dhe Ilir Metën në Këshillin e Sigurisë që u përdor si platformë komunikimi.

I kam thënë Bashës disa herë ti do të bësh politikë, apo do të kontribuosh vërtet se është legjitime të bësh politikë. Por nëse do të kontribuosh vërtetë atëherë kjo është luftë dhe të garantojmë se për çdo informacion që ke, të të vëmë në dispozicion informacionet që ne kemi. Dhe nëse ballafaqimi i informacionit që ne kemi dhe pasi merr të gjithë shpjegimin tonë të rezulton se përsëri, por mos dil thuaj u vodh u vodh dhe ia fut si kau pelës.

Ju vura në dispozicion opozitës që tu japim të gjitha sqarimet tona dhe nëse nuk ju bindin i thoni. Por të rrish në kohë pandemie dhe të mbjellësh pasiguri gjithë kohën është kriminale. Është një kriminalitet që vjen nga mungesa e karakterit dhe i paformimit” – tha Rama. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. hahahha o zot, “ja fut si kau peles”….. Or robqir KM, po edhe ne qe pime noj gote ne mejhane nuk e perdorim kete fjalor vulgar. Ky flet ne presidence sikur po flet me “cunat problematike ne ndonje bordello”.

    Njeri komplet i cmendur, psikopat.

  2. “… dhe ia fut si kau pelës.” – Uou na gajase o Rama, jepi jepi, thuaj të gjitha, pa frena, jo për ndonjë gjë po ne mësojmë prej teje. Tani filloja me libër shpie Sales dhe Metës! Se s’kemi parë gjë akoma, apo jo??!! Ehhh …..

    #The-Scream-Edvard-Munch

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *