• |
ide | kryesore

Rebelët e Rinasit dhe ankthi i një regjimi

1, Arkiva, Ide



Dështimin e qeverisë për të arritur një marrëveshje, pas gati një viti ankesash nga punonjësit e Albkontroll, gjë që degjeneroi me mbylljen e të vetmit aeroport në vend, Edi Rama e serviri si një grusht shteti të organizuar nga Sali Berisha dhe presidenti i vendit, Ilir Meta. Në vend të negociatave normale, që duhej t’i kishin dhënë zgjidhje me kohë këtij problemi, të gjendur përballë faktit të kryer, kryeministri dhe veglat e tij me radhë, stisën historinë e puçit, të pengmarrjes, të thikave pas shpine dhe u përpoqën të mbulojnë një skandal keqmenaxhimi me forca ushtarake dhe arrestime.

Përtej populizmit që kërkon të nxisë urrejtjen duke afishuar rrogat e larta të një grupi kontrollorësh ajorë dhe përtej komplotit që Berisha dhe Meta paskëshin kurdisur nën hundën e të gjithpushtetshmit kryeministër, një pyetje e thjeshtë mund të bëhet gjithnjë: A do të kishte qenë e evitueshme kjo ngjarje nëse palët do të ishin ulur për të gjetur një kompromis?

Rrëfimi i kontrollores së Rinasit/ Si u ulën rrogat mes tenderave të luksit në Albcontrol

Sigurisht që kjo ka qenë e mundur. Por arroganca nuk është më një simptomë vetëm e liderit, ajo është kthyer në sëmundje e të gjithë piramidës qeverisëse. Kush ngre zërin, ndëshkohet. Kush ka ankesa, përjashtohet. Kush nuk ul kokën, dënohet. Kjo ka ndodhur edhe me një pjesë të punonjësve të Albkontrollit, kur disa prej tyre, megjithë kërkesat e vazhdueshme për bisedime, u pushuan nga puna dhe të tjerët u kërcënuan se do të kishin të njëjtin fat.

Të mësuar me njerëz që nënshtrohen dhe ulin kokën për hir të bukës së përditshme që i madhi kryeministër “u fal”, ky i fundit dhe minstrja e tij u kapën të papërgatitur nga guximi i disa punonjësve të thjeshtë për t’i sfiduar ata. Të habitur dhe të trembur se në këtë vend mund të ketë edhe njerëz të lirë që duan të luftojnë për të drejtat e tyre, Rama dhe shpura e tij sajuan planin e madh ogurzi të një grushti shteti që po kërcënon sigurinë kombëtare, po rrezikon forcat e Natos, po le popullin pa vaksina, të sëmurët pa spitale, të vdekurit pa varre… me qëllimin final destabilizimin e vendit në prag të zgjedhjeve.

Disproporcioni mes një rebelimi të një grushti punonjësish dhe reagimit si në gjendje lufte të qeverisë, është tipik i sjelljes së regjimeve kur dikush guxon t’i sfidojë ato. Regjimet nuk ulen në negociata, nuk pranojnë dialog. Ato njohin bindjen e verbër dhe nënshtrimin nga halli apo nga frika. Gjuha e Edi Ramës, e pabesueshme po ta imagjinoje 10 vite më parë, është shenja tipike e një regjimi që po i afrohet fundi. Historitë me grushte shteti, me presidenta e ish kryeministra që komplotojnë për të rrëzuar rendin demokratik, me armiq të brendshëm dhe aleatë të tyre në Kosovë, nuk janë të panjohura për veshët e shqiptarëve. Të thëna nga Edi Rama, po, janë disi befasuese në pamje të parë.

Por po të shohësh trajektoren e pushtetit të tij, nuk përbën asnjë çudi që ai do të mbërrinte edhe në këtë pikë. Sa më i madh pushteti, aq më i madh ankthi për humbjen e tij. Vetëm një gjendje haluçinante, paranoje dhe deliri, të njohura për liderë të këtij kallëpi, mund të çojë në çmenduri të tilla si grushti i shtetit dhe zbulimi i grupeve armiqësore që duan të rrëzojnë pushtetin e popullit. Duke arritur të shqiptojë diçka të tillë, Edi Rama përfundimisht na bën të fala.

Të gjithë atyre që janë të detyruar të përsërisin apo të mbrojnë lajthitjet e regjimit, por i kanë ende mendtë në kokë, mjafton t’u bësh një pyetje: A do të kishte dështuar ky komplot i madh sikur autoritetet zyrtare të ishin ulur me kohë në tryezë me punonjësit e Albkontrollit? Të merresh me këta të fundit, pa hetuar shkaqet që i çuan në rebelim, do të thotë të refuzosh të kërkosh të vërtetën e plotë. Regjimet i mbulojnë këto të vërteta me balada si ato të grushtit të shtetit. Në fakt janë thjesht disa profesionistë që vepruan si njerëz të lirë. Liria e tyre, e detyroi kryeministrin europian, artist e sportist, të nxjerrë prangat. Vërtet ka prekur fundin.



36 Comments

  1. Pasi fitores, ne gjykaten nderkombetare te arbitrazhit, te ceshtjes Becetti, jane bllokuar te gjitha llogarite e Shtetit Shqiptar, neper bote.
    Albkontrolli siguron te ardhura nga pagesat/fee qe bejne shoqerite ajrore, per perdorimin e hapsires sone ajrore, tani keto llogari jane bllokuar si rezultat i gjyqit te humbur, me Becetti-n.
    Cdo llogari bankare, instrument financiar apo prone e paluajteshme e Shtetit Shqiptar, neper bote, do te konfiskohet, nga permbarimi, per te paguar Becetti-n, ndaj Albkontrol sh.a. nuk ka para per rrogat e punojesve.
    Problemi eshte se Shteti Shqiptar, duhet qe te paguaj rreth 160 milion sebashku me interesat, per Becetti-n. KAQ!

  2. o shkullaku o fytyre Talebani..ankth dhe tmerr po shef PeDja dhe LSI se e dine qe kurre nuk fitojne prandaj organizoin keto puce Ti o llazore e qenefit Berisha _meta do ngelesh nje lefes me pagese asgje me shume

    1. Po kthehemi perseri ne diktaturen e dyte ko.uniste pa 30 vjeteve rrofte e qofte komunizmi e kelyshet e tyre. Ketu nukbehet fjale me per liri e demokraci. Fligjum o popull i neperkembur sepse e ke ne gen nenshtrimin..turp e neveri per ket pustet e kete popull(kutu ska me popull te lire por komuniste kelyshet e tyre dhe interesaxhinj liridashesit kan ikur nga ky vend)

  3. Nipi Hyses bashke me ket Talibanin qe kan idhnu shume prej veprimeve te qeveris.

    Ne 2018 viti pik i udhetimeve, kontrolloret merrnin nga 6.5milione leke ne muaj per 17 dite pune. Plus perfitime tjera midis te cilave edhe nje fluturim falas.
    Ne 2019 fillon pandemia numri i fluturimeve bie dhe ketyre i ulet rroga.
    Mbas nje viti me rroge te ulur, kontrolloret shkojne ta kerkojne “te drejten” te Ilir Meta, dhe te nesermen bllokojne trafikun ajror shqiptar.
    Arsyeja? Jemi te stresuar.
    Te 65 kontrolloret u stresuan ne nje dite. Ata nuk zgjodhen te “stresoheshin” per nje ore ne shenje paralajmeruese, apo te linin ndonje avion te ulej tek tuk. Jo ata bllokuan ne menyre te menjehershme gjithe hapesiren ajrore.

    Tani kur Rama nuk ben as me shume e as me pak nga cfare beri Regani vite me pare, nipi Hyses dhe ky talibani tjeter, hidhen perpjete. Po kshu hidhen perpjete edhe shqupistat antikomuniste Regandashes.

    Hajde merre vesh!

    1. Ti e paske mare vesh c’beri Rama, por regani nuk ka bere kurre cmendurira te tilla..Mbase e ke lexuar tek revista e partise “hosteni” me piktura imprtializmi dhe socialimperializmi neper grupe armiqesore.

  4. O Shkullak, po pushoni o burre, pushoni.
    Nuk e shifni se qeveria Rama rri ne kembe ne saj te ju analisteve antirame, gjoja.
    Po cbeni? Dilni pak nga zyra. E degjoni cfare thone shqiptaret per kete rast.
    Ju nuk beni gje tjeter, vecse mobilizoni te pavendosurit.
    Duke te lexuar ty, te pavendosurit shkojne me Ramen.
    Duke te lexuar ty ata qe kishin vendosur te mos votonin, ju i mbushni mendjen, shkoni votoni, por kurre pro atyre qe punojne per ruset.

  5. Gomonja RIPJERDHJE asht shpuar.Dhe gomonisti Edvin shkerdhrama po perpiqet me shpetu’veten dhe cfare i ka mbete nga KCK-ja ,para dates 25 Prill 2021.
    Si i panikosur, ai po kalon fazen e zkizofrenise ne rrezik potencial per jeten e popullit te vet.
    Rregjimit te ketij hajduti i ka ardh fundi.Kjo duket qarte ne ato cfare pjerdh (flet) dhe zhantazhon me ushtri dhe polici.
    E keqja asht se Ne po e marrim seriozisht tashti qe i kane shkuar pordhet n’planc.
    Mos u friksoni o njerez se mashtruesi kete pune ka.Rrej e mashtro sa here hap gojen,atij vetem kjo i ka mbetur.

  6. O Enver te ishe gjalle
    E me pa se c’fare ka ngjare
    Se Saliu me “tradhetare|
    Per pak sa s’na beri varre.

    Per pak sa s’e bene hatane
    kullat vetem sec i lane
    lane popullin pa vaksina
    desh rrezuan qeverira

    Per pak desh u be qameti
    Per pak desh u be termeti
    per pak u be “grusht shteti”
    ah,moj nene se c’na gjeti

    Por me fat na ka qellue
    atje Nalt nje trim drague
    Atje nalt ne Qeveri
    Edi Rama emri i tij

    Toka dridhej, Ay mbeti
    Se s’tronditej nga termeti
    Por me grushtin si celiku
    mbrojti vendin nga rreziku.

    Hallall i qofte pasuria
    Hallall i qofte pushteti
    Tani qe shpetoi Shqiperia
    Nga ky “grush i tmerrshem” shteti

  7. Te te rroje edver trimi
    Qe per bithe i dilte timi,
    Te te rroje edvin mashtruesi
    Qe per rrena asht i pare
    Ate e njeh gjithkushi
    Se me nastradinin asht n’gare!

    Si nji vemje ai ka ngordhe
    Edhe ma zani s’po i del,
    Nuk i ka mbete asnji pordhe
    Si koqe kandari ka ngel!

    Ky legen i pa vlere
    Qe ere qelbesire kundermon,
    Shqipnin n’grope e futi disa here
    Kete populli se harron!

    Rrej e rrej pa mbarim
    Per popull tyrylyy,
    Pas 25 prillit ska ma kthim
    N’spital te psikopateve ka me hy!

    Te na e rruaje edvin karaxhozi
    Qe per 8 vjet na e cau trapin,
    Nuk ka cka me i ba as Gramozi
    Kur n’kosh te plehrave do t’a ndal vrapin!

  8. Kryestrumbullari i bllokimit të aeroportit, drejtori i standarteve në Albcontrol, Fisnik Tabaku, punonjës prej 13 vitesh i aviacionit, në vitin 2010-2012 ka përfituar bursë të paguar nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar për studimet e tij master në Universitetin Leiden në Hollandë.

    Për gati 20 muaj studime, vëllait të opozitares i janë paguar shkolla, qereja e banesës dhe shpenzimet ditore kokër më kokër 57 mijë e 600 euro nga taksat tona.

    Njeriu që duhet të justifikonte rrogën e lartë, dietat, privilegjet dhe bursën me paratë e shqiptarëve, dje ua futi shqiptarëve duke ua bllokuar bashkë me sivëllezërit e tij militantë, të vetmin aeroport ndërkombëtar.

  9. Shkulak je bere Shkul-plak.
    Po te hidheshin greve spitalet ,maternitetet,elektriku dhe ujesjellesi 2 jave para zgjedhjeve cfare do te behej?
    Shkulak rri urte se do te turr Meten me popullin e tij dhe do ti rregulloi gjera sipas kushtetutes dhe lahutes.
    Kur u hodhen greve ish pronaret ne seline Partise Republikane,Saliu coi policine,i rrahu,i shurroi dhe hodhi tutje sepse greva nuk ishte legale.
    Nuk ka bir kurve qe ta perkrahi kete qelbesirellek qe gatuat,
    Shkullak mos u be koti fare ,
    Te uroj qe te mos kesh te besh me te semure ne keto kohe epidemie.

    1. “patrioti dhe hajduti” qenka bo jetim tashi, se e ndjen se do i shajne mamane dhe do ti parandaloje, E po te qifsha mamin, motren gruan edhe gocen po pate.

  10. Po ca rebelesh mer kta jane ca parazit e ca pemthyma bythpambuk qe duan te jetojn qyl
    I njejti artikull dy dite me emra te ndryshem ?‍♂️?

  11. Rama na rikujtoje grupet poçiste e armiqesore te periudhes komuniste dhe reagimet primitive te turmave popullore kunder armiqeve te partise. Me interes studimor duhet te jete mbeshtetja absurde e lakejve te Rames per kete rast. Ndjeva nje histeri populiste e eger e pameshirshme per “ata” qe kane rroga te larta. Pabarazia sociale ne Shqiperi ka krijuar kushte per turmat histerike qe linçojne pa meshire ata “armiqte” e popullit e partise. Zoti na ruajt!

  12. Imeraj tha se sulmet e Bashës janë personale për shkak të dosjeve që ka ai në Prokurorinë e Tiranës.

    “Presion që i bëhet një prokurore që ka 17 vjet në detyrë, që ka hetuar Saimir Tahirin e Shullazin. Deklarata e Bashës është sulm personal për shkak të dosjeve që ka në Prokurorinë e Tiranës, dhe për këto akuza do të përballet në Gjykatë.”- shkruajti kryeprokurorja e Tiranës.

    Ndërkohë në një reagim pas emisionit, Imeraj shtoi se presioni karshi një prokurori është vepër penale.

    “Nuk bie pre e asnjë presioni politik, ekonomik apo kriminal, as e ikonës së shpëtimit nga Drejtësia me Procedurë. Presioni karshi një prokurori është vepër penale, dhe unë s’kam rënë pre e presionit në asnjë rast nga asnjë lloj krimineli. Jam prokuror i Republikës së Shqipërisë, dhe do bëj detyrën time, në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit, pavarësisht nga sulmet e botës së politikës, së krimit, apo të njerëzve të futur për arsye të ndryshme.

  13. Prandaj nuk fiton PD. Eshte shperfytyruar komplet si parti.
    Lindi si parti e djathte qe do mbronte vecanerisht ish pronaret, ish te persekutuarit dhe do hidhte bazat e kapitalizmit te munguar ne Shqiperi.
    Cfare ndodhi?
    Ne vend te se drejtes, ish pronaret u gjenden para “tokes se xanun”
    Ish te persekutuarit shikonin me habi sesi turlilloj spiunesh e komunistash zaptuan kupolen e PD.
    Ne vend te “ligj dhe drejtesi” njerezit perjetuan kaos dhe korrupsion.

    PD me aksionet e veta politike ka vajtur ndesh asaj qe ajo predikon. Per arsye konjukturale qe me teper sjellin dem sesa dobi.
    Keshtu edhe tani, PD zgjedh te behet pale me “grevistet” dhe mundohet te justifikoje absurden.

  14. Lulzimi është ‘kafsha’ më e butë, por edhe ky ndodhet para shansit të fundit. Sondazhet më të besueshëm të rruzullit e kanë bërë të qartë se i humb fort zgjedhjet e 25 prillit. Por të paktën bën qokat: Vëllezërve Budina, që i nxori zbuluar para fisit, u thotë se do të shihemi në vitin 1939; traut të Kalimashit i kërkon të presë edhe 30 vjet; militantëve vdekatarë u thotë të mos e çajnë kokën nga koronavirusi; budallenjve u thotë se Bashkimi Evropian ka mbajtur ‘një karrige për mua’… Luli godet të mashtruarit dhe ata që duan të mashtrohen, ky është mëkati

  15. MASHTRIMIN vetem nji injorant nuk e kupton.
    Kampioni olimpik i mashtrimit,Edvin shkerdhrama,me propaganden e tij,i ka vene trute e gomarit disa deleve te tija dhe perpiqet me e shtu dozen e rrenave tashti para zgjedhjeve,per ato qe jane te pavendosur ne votime.
    Akuzat per armiq te popullit,reaksionare antiveksine,cecen,maloke,shpellare jane grahmat e fundit te kufomes Edvi Rrena.
    Anti veriori dhe anti Kosovari Edvin shkerdhua asht i mbaruar.Ndaresi i popullit shqiptar ne dy kategori,shpellar-qytetar,asht i destinuar te denohet per perqarjen ma te madhe te Kombit ne keto 30 vjetet e fundit.

  16. SPAK: Nën hetim pasuror një numër i konsiderueshëm personash të krimit dhe korrupsionit, 661 pasuri të sekuestruara falë OFL-së

  17. kete vend e kane drejtuar gjithmone kurvat
    jane votuar nga injorantet
    dhe kane perfituar vetem kurvat
    I vetmi qe e ka heng dhe do ta haje gjithmone ne bythe eshte populli trim , liridashes dhe pak dele i shqiperise

  18. Më datë 30.05.2013, vetëm një muaj para zgjedhjeve doli vendimi i dytë përshpejtues i Këshillit të Ministrave me nr.498, “Për përcaktimin e procedurave të shenjimit të naftës bruto dhe nënprodukteve të naftës”.

    Berisha e përligji firmosjen e këtij koncesioni me “uljen e evazionit fiskal në tregun e naftës”, detyrë dhe përgjegjësi kjo, e shtetit. Sidoqoftë, kjo ishte alibia zyrtare e ekzistencës së këtij koncesioni, arsyeja reale është ajo që e dinë të gjithë. Operatorët e naftës në tregun shqiptar e quajtën asokohe “taksa e Zenit”.

    Fjala ishte për Shkëlzen Berishën, që u përfol si kumbari i koncesionit.

  19. Ed Rame gamori ky katran me boj,
    ate te Saliut mba 8 vite neper goj,
    por ka nja nje vit ose nja nje vit e ca,
    qe dhe te Ilir Metes ne fyt po e mba,
    kudo ku ky shkon edhe kedo ke takon,
    ato rrockat qe i ka ne goje ze dhe tregon,
    e kur thelle ne bythe Hurin e Becchettit ha,
    prap rrockat e Saliut dhe Metes ne goje ka!

  20. Skandal në këtë rast do të ishte përgjimi, influencimi, klientelizmi, apo ndikimi i njerëzve nga forcat politike.

    Skandal do të ishte kontrabandimi i zgjedhësve në listat e votuesve për interesa të momentit. Siç ka ndodhur për shembull në vitin 2011 në Tiranë, kur në kryeqytet u sollën vetëm për të fituar Lulzim Basha, zgjedhës nga i gjithë vendi. Skandal do të ishte nëse do të përdoreshin fonde të panjohura për të paguar bileta avionic, për zgjedhës që u kërkohej të votohej për Lulzim Bashën siç ndodhi në 2011-n në Tiranë.

    Por le të vijmë tek ajo që mediat e opozitës e cilësojnë si “shkelje e të dhënave personale”.

    Materiali i botuar sipas të gjitha gjasave, është një database i vjetër i PS-së së Nanos, pasi aty edhe analistë që sot përkrahin PD-në haptas figurojnë si mbështetës së Partisë Socialiste.

  21. “Database”, Mero Baze ironizon denoncimin e PD: Kam 15 vite që kritikoj Berishën dhe më quajnë votues të pasigurt, Bejtja e Shkullaku votues të sigurt të PS

  22. Kur skandali i Panamasë që zbuloi paratë e fshehura të elitës botërore, nxorri në dritë edhe një shqiptar, të lidhur ngushtë me politikën e të gjitha krahëve në Tiranë, Baze publikoi se bëhej fjalë për një biznesmen të quajtur, Ismail Mulleti, ndërtues në vitet ’90, dhe ish-aksioner i një prej hoteleve më të rëndësishme në Tiranë “Hotel Tirana”.

    Por këto biznese ishin thërrime përballë kompanisë “GFI Techologies”, ku ai është bashkëpronar, kompani e cila është e skeduar se fsheh pasuritë në parajsa fiskale në Panama. Baze shkruan se pas këtij biznesmeni, fshihet deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo dhe djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

    “Ismail Mulleti është mbulesa e Genc Pollos në çdo biznes që nga viti 1996 dhe koncesioni i ngjyrosjes është njeriu që mbulon Shkëlzen Berishën. Lekët i paskan çuar deri në Panama po këta nuk duhen çuar aq larg. S’është keq Burgu Bënçës”O lapsi shkruani dhe ju nje shkrim per skandalin e ngjyrosjes se karburantit ne shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *