• |
ide | kryesore

Rrëfimi tronditës i Gullit: “Chelsea me thikë pas shpine, më quajtën të shthurur, ndërsa kisha mamanë sëmurë”

-Instant, Sport



Ruud Gullit nuk është aspak i lumtur kur kujton lamtumirën e tij nga Chelsea. 23 vjet pasi u shkarkua në vitin 1998, ish-trajneri dhe ish-lojtari ka rrëfyer atë që ndodhi në Londër, duke deklaruar se ai vuante më shumë se gjithcka nga gjërat që u thanë për të. Duke folur për beIN Sports, holandezi ka folur për të vërtetën e tij.

Pas një viti të parë si mesfushor dhe mbrojtës qendror, holandezit iu ofrua të merrte rolin e dyfishtë të lojtarit-trajner për të zëvendësuar teknikun e atëhershëm Glenn Hoddle, që do të merrte drejtimin e ekipit kombëtar të Anglisë. Gullit pranoi dhe pas sukseseve të para si fitimi i FA Cup dhe vendi i dytë në Premier League, diçka papritmas ndryshoi: drejtuesit e Chelsea vendosën ta shkarkojnë dhe ishte shkurt 1998.

“Nëna ime ishte e sëmurë, ajo kishte kancer të gjirit. Unë shkova shumë herë në Hollandë për të qenë me të, “shpjegoi holandezi. “Kur sheh mamanë në spital, me kancer, je i trishtuar dhe i dëshpëruar. Ishte një përvojë e keqe për mua, por mendoj se për çdokënd. Me të vërtetë dëshpëruese. Kam kaluar shumë kohë me të. Kur Chelsea më pushoi nga puna ata thanë se shkoja në Amsterdam për të bërë festa. Por nuk ishte ashtu. Në atë moment nuk e kuptova. Ishte sikur të isha goditur me thikë në shpinë. E gjitha e pabesueshme, mbeta i befasuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *