• |
ide | kryesore

Punonjësit e AlbControl po u mësojnë të gjithëve se si luftohet për të drejta

-Instant, Blog, Lajme



Problemi nuk është pse pagat e punëtorëve të sektorit të kontrollit ajror janë të larta e dinjitoze, por pse pagat e punëtorit të çdo sektori tjetër janë të ulëta e të padenja për një njeri.
Përmes ndalimit të punës nga shkaku i nëpërkëmbjes, këta punëtorë nuk po shohin interesin privat duke rrezikuar interesin publik.
Përkundrazi, ata po u mësojnë të gjithëve si luftohet për të drejtat edhe kur ta kanë pamundësuar ta bësh këtë, e kësisoj po i shërbejnë ndërgjegjes publike të shumicës. Kjo i bën ata të rrezikshëm për mbrojtësit e interesit të pakicës private e prandaj u kanë vërsulur mbi shpinë gjithë makinerinë e përbaltjes, shpifjes dhe armiqësimit me opinionin publik përmes lloj-lloj marifetesh e trukesh pi ari.
Atyre që tallen me stresin e punës dhe nuk e pranojnë që një punëtor i mirëpaguar mund të ketë të drejtë të provojë stres, në fakt u duket e papranueshme që një punëtor të mirëpaguhet.
Ata që shqetësohen për sigurinë e cënuar kombëtare nga pezullimi i fluturimeve turistike nga Dubai dhe Sharm el Sheiku duhen falënderuar për ilustrimin preçiz të asaj çka quhet pasiguri në kapitalizëm si dhe për identifikimin e atij ekipi “kombëtar” milionerësh që sipas tyre përfaqëson kombin.
Atyre të tjerëve që i merr malli për “zgjidhjet” anti-greviste të Reganit, Theçerit apo dishepujve të tyre neofashistë nga Spanja e Nikaragua, u kujtojmë se kanë dy javë që po i lypin votat të majtëve e pas dy javësh do japin llogari para të majtëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *