• |
ide | kryesore

20-vjeçari kapet në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm, nga 200 euro për çdo person

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 20 vjeçar është arrestuar sot nga Shërbimet Kufitare të Kakavijës pasi është kapur duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesave të caktuara. 20-vjeçarit i është sekuestruar një automjet dhe një aparat celular në cilësinë e provës materiale.

Operacioni për kapjen e 20 vjeçarit me inicialet A.L banues në Tiranë është bërë i mundur nga policia kufitare në Kakavijë dhe shërbimet e FROTEX-it pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Arrestimi i tij është bërë i mundur në afërsi të fshatit Peshkëpi ku u kap në flagrancë duke transportuar me mjetin e tij tip “Ford”, 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta në drejtim të Tiranës kundrejt fitimit prej 200 eurosh për secilin person.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *