• |
ide | kryesore

Ambasada e Rusisë: Shqipëria ka hequr vizat për turistët rusë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasada e Rusisë në vendin tonë ka njoftuar shtetasit e saj, se Shqipëria ka vendosur të anulojë vizat për ta për sezonin turistik.

“Shqipëria anulon vizat për turistët rusë.

Në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë nr. 214 nga data 25 mars 2021, regjimi pa viza për qytetarët e një numri shtetesh, përfshirë Rusinë, është prezantuar për periudhën nga 1 prill deri më 31 dhjetor 2021. Rezidenca e lejuar në vend është 90 ditë nga çdo 180, duke filluar nga data e hyrjes.”- thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ky vendim vjen në prag të hapjes së sezonit turistik. Kjo në fakt është një praktikë e konsoliduar prej disa vitesh.

Vendimi në fjalë është marrë pas propozimit të bërë nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Ministri i Punëve të Brendshme, me sugjerim edhe të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, për Çështjet e Turizmit.

Sipas këtij vendimi, shtetasit rusë, kanë të drejtë të hyjnë në Republikën e Shqipërisë të pajisur vetëm me pasaportë dhe pa vizë.

Heqja e vizave, bëhet me qëllim tërheqjen e turistëve të huaj.



5 Comments

    1. Na duhen edhe ca haker nga Russia per destabilizim me te madh keshtu e ka dhene porosine Vuqiq dhe Erdogan shqiperine ta shkatrojne sa me shpejt se skane koh mj afton rilindja per ta nuk I hyn ne pune populli shqiptare atyre

  1. po te krahasojme turqit ruset edhe bangladeshasit
    une po zgjedh femrat ruse nen 25 vjec, te gjithe te tjere mbajini ju me lart femra edhe meshkuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *