• |
ide | kryesore

Arbër Zaimi: Pse Albin Kurti i tha jo Edi Ramës për vaksinat kineze

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Deri para një muaji, në shumë debate televizive ku isha vetë prezent, zyrtarët e lartë të shëndetësisë së Ramës shpallnin se nuk marrin dot vaksina ruse e kineze, për shkak se këto nuk kishin certifikimin e agjensive si EMA evropiane apo FDA amerikane.
Tani pas një muaji, jo se e mori certifikimin sputniku e sinovaksi, thjesht Rama u dorëzua dhe pranoi paaftësinë e vet për të siguruar vaksina të certifikuara. Si zakonisht fajin ia hodhi tjetërkujt, fajin pra na e paska Evropa që s’do shqiptarët dhe jo ky që as di të negociojë e as të punojë për vendin e vet (rrjedhojë e kësaj logjike është se shqiptarët na i dashka Kina e Rusia…!). Dhe vendosi të bëjë fushatë me jetët e njerëzve të trembur nga pandemia, të cilën sipas çdo parametri e ka administruar më keq se kudo në Evropë (më pak teste, më pak vaksina, më pak shtretër ICU, më pak ndihmë ekonomike etj. për frymë se çdo vend evropian – përjashto Kosovën e administruar nga partneri i Ramës, Avdulla Hoti).
Rama mandej vendosi të tregohet edhe patriot. Premtoi se 11.000 vaksina Pfizer do i ndante si ndihmë për Kosovën. Me ardhjen e qeverisë Kurti, u kërkua që këto vaksina të jepeshin, pra thjesht të mbahej fjala. Rama prapë e përdori për fushatë, doli në Rrogozhinë dhe tha “më thirri Albini më kërkoi vaksina, po normal që do i japim, po këto s’bëhen duke fjetur” e pallavra të tilla. Puna është se Rama flet e bën fushatë, por vaksinat Pfizer i kishte harxhuar. Dhe deshi të jepte kinezet. Kinezet Kosova nuk i pranon dot për të njëjtën arsye që edhe Rama nuk i pranonte deri para një muaji, pra për shkak të moscertifikimit nga EMA dhe FDA. Po të ishte e mundur të pranoheshin vaksinat kineze në Kosovë, do ishin blerë me kohë, pa pritur gjestet fushatore të Ramës.
Enturazhi i Ramës duke qenë i paaftë për të shpjeguar se pse Rama ndryshoi mendim dhe pse po pranon vaksinat kineze, pa patur qytetarinë për të trajtuar efektet shëndetësore të këtyre vaksinave te qytetarët apo ato gjeopolitike për shqiptarët, filloi valën e shpifjeve, deri edhe me shkrime, kinse Albin Kurti mbylli kufijtë me Shqipërinë që të ndalë njerëzit prej marrjes së vaksinave. Kjo është rrenë e pastër. Kufijtë Shqipëri-Kosovë janë të hapur dhe njerëzit hyjnë e dalin lirisht. /Arbër Zaimi/


4 Comments

  1. Për këtë arsye, Sali Berisha bën ndonjë lidhje nga shtëpia vetëm në televizionin e familjes së tij dhe tek Sonila Meço, ku nuk prish punë, pasi audienca e tyre është kryesisht militanteske.

    Natyrisht, ka edhe Facebook-un e vet, ku poston marrëzitë e tij.

    Por, qëllimi i Bashës dhe izraelitëve që e këshillojnë është i qartë: Të mos dalë asnjë dië në fushatë dhe të shmangë shfaqjen në TV, sidomos në emisionet kryesore, që kanë shikueshmëri të lartë.

  2. Oj Kosove mos u merrni me mashtrues te pa burrni si Edvin shkerdhrama.
    Ai asht anti veriori ma i thekur i shqiptareve.Asnji nga para ardhesit e tij nuk e kan dashte Kosoven e as veriun e Shqiperise.Atje partite komunisto-socialiste, kan qene te deleguara.

  3. Keto jane pordh me rigon arber
    Keta qe bejne si idealiste te medhenj jane zakonisht me psikopatet. Ketu do jemi e do e shohim si do legenoset ky palla qe per princip e ideal i thote jo vaksines
    Nuk ecet para ala me folkor me cifteli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.