• |
ide | kryesore

Basha: Do ringremë Teatrin Kombëtar aty ku ishte, do ndëshkojmë ata që e shembën (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pranuar një simbol të dhuruar nga artistët qëndrestarë të Teatrit Kombëtar, maketin e Teatrit të ri që ata dëshirojnë të ngrihet mbi truallin ku u shemb dhe e ka shoqëruar atë me premtimin e fortë se “nënshkrimi im nuk parashikon vetëm ringritjen e Teatrit aty ku ishte, ashtu siç ishte, por edhe çuarjen para drejtësisë të gjithsecilit që mori pjesë në atë krim, nga urdhëruesi, tek zbatuesit do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.”


Basha e prezantoi sot programin e PD-së për artin, kulturën dhe trashëgiminë në Shqipëri në një takim përpara gërmadhave të Teatrit Kombëtare që qeveria Rama shembi më 17 maj duke dhunuar artistët. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, iu drejtua regjisorit të mirënjohur Budina së pari, i cili i tregoi projektin në miniaturë.


Image

“Faleminderit nga zemra! Zoti Budina, në emër të të gjithë artistëve qëndrestarëve, mbrojtësve të Teatrit Kombëtar, për këtë dhuratë të çmuar! – tha Basha. – Evokon dhimbje kur e shoh dhe jam i bindur që evokon dhimbje të gjithë qëndrestarëve. Por mbi të gjithë, evokon përgjegjësi, shpresë dhe besim. Kjo vepër e jashtëzakonshme, kjo pjesë e çmuar e historisë të qytetit tonë, e kryeqytetit të shqiptarëve, ky monument i gjallë i brezave të tërë, të brezave të kulturës.

Me të vërtetë u shemb pabesisht përkundër një qëndrese qindra ditore të njerëzve të artit dhe të kulturës, të simpatizantëve dhe mbështetësve të artit dhe të kulturës dhe të opozitës, të Partisë Demokratike që është krenare ndër shumë beteja që ka qenë në krahun tuaj në atë betejë. Por ata që e shembën, bëjnë gabimin e jetës së tyre nëse mendojnë se beteja mbaroi. Bëjnë gabimin e tyre nëse nënvlerësojnë nënshkrimin tim.

Unë nuk shquhem për tone të forta, as për metafora agresive, por çfarë kam nënshkruar e kam bërë realitet. Po ju them sot, se ky simbol nuk do të jetë thjesht një ngacmues i emocionit të dhimbjes për natën e errët të 17 majit, por do të jetë kujtuesi i përditshëm dhe i përnatshëm deri sa teatri të ringrihet siç ishte, aty ku ishte.

Sikundër dua t’ju them atyre që u vërsulën mbi këtë vepër dhe mbi artistët brenda dhe rreth kësaj vepre, nënshkrimi im nuk parashikon vetëm ringritjen e teatrit aty ku ishte, ashtu siç ishte, por edhe çuarjen para drejtësisë të gjithsecilit që mori pjesë në atë krim, nga urdhëruesi, tek zbatuesit do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Të dyja janë dimensione të bashkëjetesës europiane, edhe nderimi për artin, për kulturën, për trashëgiminë kulturore, edhe fundi i kulturës së pandëshkueshmërisë. Faleminderit nga zemra për këtë dhuratë të çmuar! Faleminderit profesor Budina! Për mua është një kënaqësi e jashtëzakonshme!”

10 Comments

  1. Per ju komentuesit e shqupit qe shkruanit se rroga e nje KONTROLLORI I TRAFIKUT AJROR NE EU ESHTE 10 MIJE – 20 MIJE EURO .

    Lexoni statistikat e meposhtme te BE tek ” Airport Air Traffic Controller Salary ”’ .
    1) The average airport air traffic controller gross salary in France is 40 351 € or an equivalent hourly rate of 19 €. In addition, they earn an average bonus of 1 957 €.
    2) The average airport air traffic controller gross salary in Finland is 42 375 € or an equivalent hourly rate of 20 €. In addition, they earn an average bonus of 2 055 €.
    3) The average airport air traffic controller gross salary in Greece is 25.808 € or an equivalent hourly rate of 12 €. In addition, they earn an average bonus of 1.252 €.
    4) The average airport air traffic controller gross salary in Germany is 45.494 € or an equivalent hourly rate of 22 €. In addition, they earn an average bonus of 2.206 €.
    5) The average airport air traffic controller gross salary in Italy is 36.299 € or an equivalent hourly rate of 17 €. In addition, they earn an average bonus of 1.761 €
    6) The average airport air traffic controller gross salary in Ireland is €42,443 or an equivalent hourly rate of €20. In addition, they earn an average bonus of €2,058.
    7) The average airport air traffic controller gross salary in Netherlands is € 45.387 or an equivalent hourly rate of € 22. In addition, they earn an average bonus of € 2.201.
    8) The average airport air traffic controller gross salary in Spain is 29.716 € or an equivalent hourly rate of 14 €. In addition, they earn an average bonus of 1.441 €.
    9) The average airport air traffic controller gross salary in United Kingdom is £33,997 or an equivalent hourly rate of £16. In addition, they earn an average bonus of £1,649.
    .
    .
    .

    1. Booo cna cave karin me kete “gjetje” ne cdo artikull o hajdar. Je “kampioni” i sufllaqeve per sot, brravo. Fundjaven e meriton pushim.

  2. ne goje e marrin cecenet Qekur zbriten ne Tirane maloket na kenoqen me pidh se shkerdhehen per nje pjate supe apo nje sufllaqe

    1. Ti ka shume mundesi te jesh i virgjer akoma o sufllaqist. Po nga tajarja e nga trute nuk je, se te shkerdhen Rama dite nate:)

  3. Lul kari kto premtime i beri te cadra, te autostrada ne Kukes, te Astiri…..
    Tani i ben ne krah te ish komunistit te teatrit.
    Legen burre.

  4. Lulzimi është ‘kafsha’ më e butë, por edhe ky ndodhet para shansit të fundit. Sondazhet më të besueshëm të rruzullit e kanë bërë të qartë se i humb fort zgjedhjet e 25 prillit. Por të paktën bën qokat: Vëllezërve Budina, që i nxori zbuluar para fisit, u thotë se do të shihemi në vitin 1939; traut të Kalimashit i kërkon të presë edhe 30 vjet; militantëve vdekatarë u thotë të mos e çajnë kokën nga koronavirusi; budallenjve u thotë se Bashkimi Evropian ka mbajtur ‘një karrige për mua’… Luli godet të mashtruarit dhe ata që duan të mashtrohen, ky është mëkati

    1. Po ju u leshut 1000 police pa numra ne 4 te mjesit e me skafanda ,, me shkelma e grushta dhe ti i thu pse e le te shembet tetari. A ju qifsha robt o kurva muti qe i beni temena ketij narko-shteti te qelbur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu