• |
ide | kryesore

Basha shpalos programin për kulturën, kryefjalë teatri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha prezantoi sot programin për artin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore.

Në fjalën e mbajtur kryedemokrati u zotua se Teatri Kombëtar do të ringrihet atje ku ishte, ashtu siç ishte, si dhe do të çohen para drejtësisë ata që morën pjesë në atë që Basha e cilësoi si krim.

Mesa angazhimeve të Bashës ishte: “Pavarësia e plotë e institucioneve të artit dhe të kulturës, statusi i mbi 20 mijë individëve, artistëve shqiptarë dhe njerëzve që merren me artin dhe kulturën dhe aksesi, pra, bërja e aksesueshme për publikun në tërësi e në veçanti”.

Ndërsa regjisori Edmond Budina tha se ka shumë besim se Basha do ta mbajë fjalën, dhe për këtë nuk “ka nevojë për nënshkrime”, por “mjafton që ta shohë në sy”. Budina tha se nëse nuk mbahen premtimet “ne do të jemi kundër jush”.



2 Comments

  1. Lulzimi është ‘kafsha’ më e butë, por edhe ky ndodhet para shansit të fundit. Sondazhet më të besueshëm të rruzullit e kanë bërë të qartë se i humb fort zgjedhjet e 25 prillit. Por të paktën bën qokat: Vëllezërve Budina, që i nxori zbuluar para fisit, u thotë se do të shihemi në vitin 1939; traut të Kalimashit i kërkon të presë edhe 30 vjet; militantëve vdekatarë u thotë të mos e çajnë kokën nga koronavirusi; budallenjve u thotë se Bashkimi Evropian ka mbajtur ‘një karrige për mua’… Luli godet të mashtruarit dhe ata që duan të mashtrohen, ky është mëkati

  2. Njehere beri marrveshje qe sdo prishet
    Sot ben marrveshje qe do ndertohet

    Ky eshte kokrra langaraqit. Ec e kiji bese kti krrici

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *