• |
ide | kryesore

Bllokimi i aeroportit/ Prokuroria kërkon burg për dy kontrollorët ajror të Rinasit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria ka kërkuar arrest shtëpie për kontrolloren ajrore Flora Ndreca e cila u arrestua për shkak të bojkotit të punës. Ndërkohë për dy të arrestuarit e tjerë, Armando Fezga dhe Muhin Mezini, është kërkuar arrest me burg. Seanca për dhënien e masës së sigurisë pritet të zhvillohet ditën e nesërme në orën 08:30. Për tre kontrollorët ajror të “AlbControl” rëndon e njëjta akuzë, ajo e shpërdorimit të detyrës.

Nga hetimet e prokurorisë, rezulton se në bisedat e kryera nga tre të arrestuarit, rezulton se Muhin Mezini, me detyrë mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror ka ushtruar ndikim mbi kontrollorët për plotësimin e formularëve të paaftësisë në punë. Ndërkohë thuhet se Mezini ka bashkëpunuar me Flora Ndrecën dhe Armando Fezgën, të tre të arrestuar, për plotësimin e formularëve të paaftësisë.

Fillimisht në Drejtorinë e Policisë së Tiranës u shoqëruan 28 kontrollorë, ndërsa pas marrjes në pyetje, janë arrestuar vetëm tre prej tyre. Bojkoti i kontrollorëve bllokoi për dy ditë të gjitha fluturimet në aeroportin e Rinasit.



12 Comments

  1. Lulzimi është ‘kafsha’ më e butë, por edhe ky ndodhet para shansit të fundit. Sondazhet më të besueshëm të rruzullit e kanë bërë të qartë se i humb fort zgjedhjet e 25 prillit. Por të paktën bën qokat: Vëllezërve Budina, që i nxori zbuluar para fisit, u thotë se do të shihemi në vitin 1939; traut të Kalimashit i kërkon të presë edhe 30 vjet; militantëve vdekatarë u thotë të mos e çajnë kokën nga koronavirusi; budallenjve u thotë se Bashkimi Evropian ka mbajtur ‘një karrige për mua’… Luli godet të mashtruarit dhe ata që duan të mashtrohen, ky është mëkati.byrektor ha

  2. Lulzimi është ‘kafsha’ më e butë, por edhe ky ndodhet para shansit të fundit. Sondazhet më të besueshëm të rruzullit e kanë bërë të qartë se i humb fort zgjedhjet e 25 prillit. Por të paktën bën qokat: Vëllezërve Budina, që i nxori zbuluar para fisit, u thotë se do të shihemi në vitin 1939; traut të Kalimashit i kërkon të presë edhe 30 vjet; militantëve vdekatarë u thotë të mos e çajnë kokën nga koronavirusi; budallenjve u thotë se Bashkimi Evropian ka mbajtur ‘një karrige për mua’… Luli godet të mashtruarit dhe ata që duan të mashtrohen, ky është mëkati

  3. Po Lapsi sikur shkroi sot paradite se keta te perkedhelurit e kulles se kontrollit do hedhin kompanine ne GJYQIN E ARBITRAZHIT , pse ju ulen rrogat.
    Kurse une po lexoj qe keta po i fusin brenda tek 7 penxheret.
    Kush te jete e vertete valle ?

    1. Ore, kto dhe Begetit ja mbyllen televizionin, por ceshtja eshte se 100M€ tani do i pagosh nga xhepi ti bashke me shoket e partise.
      Sot arrestohen keta, neser mund te vi dita dhe ty.
      Dhe gjyshi i ministres kush e di sa persona ka arrestu e ka vra ne emer te Partise, por erdhi dita qe parti e beri kurban dhe shokun Balluku.

  4. O ju shkerdhefsha ne prokurori qe ikin si urgjence me drita ndezur kur ka ndonje qe ju prish pune qeverise. Kur eshte per te hetuar dosje per qeverine bejne sikur nuk nigjojne as nga veshet e nuk shohin as nga syte.

    Po ps eme 2 vete nga 70 qe sdeshen te punonin qenka “grushti i shtetit”?:) Ju jeni bere me keq se prokuroria e Dulles. Edhe kete mut drejtesie e ja jep urdherat dhe ja mer vendimet ‘Byroja”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *