• |
ide | kryesore

Greqi/ 2747 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit dhe 78 viktima

-Instant, Lajme, Planet



Shifrat e të infektuarve kanë shënuar një ulje të lehtë në Greqi, ndërsa është rritur numri i fataliteteve.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 2747 raste të reja me Covid-19, krahasuar me 3228 të infektuar që ishin dje.

Në të njëjtën periudhë, pra ditën e sotme u shënuan 78 viktima, 5 më shumë se dje, ndërsa 790 pacientë janë të intubuar.

Numri më i lartë i vdekjeve për shkak të virusit në një periudhë 24-orëshe në Greqi u regjistrua në 28 Nëntor 2020, 121 pacientë vdiqën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *