• |
ide | kryesore

Kreu i Sindikatës Europiane të Kontrollorëve: Turqit dhe grekët s’mund të punojnë në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Sindikatës Europiane të Kontrollorëve Ajrorë, Volker Dick thotë se kontrollorët turq dhe grekë që qeveria shqiptare ka sjellë në Shqipëri për të rivendosur në funksion kullën e AlbControl në Rinas nuk kanë licencë dhe nuk mund ta ushtrojnë detyrën.

Në një intervistë për ABC, Dick deklaroi se kontrollorët grekë kanë pasur presion për të ardhur në Shqipëri.

“Kam folur me Greqinë mbrëmë dhe di që nuk kanë dërguar njeri dhe guvernatori donte të detyronte disa persona të punonin në Shqipëri, por nuk besoj se do të funksionojë. Pak rëndësi ka nga vijnë ata nuk kanë licencë dhe nëse nuk ke licencë nuk mund të punosh, është njëlloj si të marrësh dikë që mund të ngasë një makinë dhe tani hajde, nuk mund ta bësh” – tha ai.

“Pak rëndësi ka nga vijnë, por këta janë kontrollorë në shtetet e tyre, licenca bazohet në zonën gjeografike, asnjë nga kontrollorët grekë dhe turq nuk kanë licencë për të punuar në Shqipëri. Për t’u bërë kontrollorë duhet 3-4 vite për licencën dhe çdo vit duhet të kalosh vlerësime të aftësisë tënde” – tha ai.

Kryetari i Sindikatës Europiane të Kontrollorëve Ajror i bëri thirrje drejtësisë shqiptare që të lirojnë nga qelia 3 kontrollorët e arrestuar, ndërsa i kujtoi Tiranës zyrtare edhe aspiratën për në BE.

“Zgjidhja mund të kishte qenë përpara se të përshkallëzohej. Tani duhen plotësuar disa kërkesa, personat e arrestuar duhet të lirohen menjëherë. Kam bërë një takim me KE-në sot dhe organizatën e sigurisë ajrore dhe do të ketë hapa të mëvonshëm dhe Shqipëria është në listën për t’u bërë pjesë e BE, me këtë problematikë do të jetë problem” – tha ai.



8 Comments

  1. Gazetaret tan i than ketij Dicut. Qe ata qe erdhen ishin pa licenc??
    Jo mo c ne thjesht i moren nga rruga dhe i cuan te kulla. Dhe u than beni c te doni vetem te ulen avjonet. Lajme leshi per ti ber me lesh njerzit.

  2. Tani qe foli ky sindikalisti europian eshte e sigurte qe Rama do bjeri.
    Ky ta ben rrup-sup. Shikoje kur te largohen me bisht ne shale kontrolloret turq dhe greke.

  3. PO Saliu i hoqi sindikatat pse duhet ky PALLOSH?
    E po KY i duhet Shkullakut qe te na beje nje lajm te madh.
    Sa ta marri vesh ky dordolec ,ne ngelem pa vaksina.
    do votoj per kete sindikate

  4. Sa me shume vazhdoni kete rruge te ndyre qe ndiqni aq me shume bindem se ju jeni organizatore te destabilizimit te situates parazgjedhore dhe Rama do te fitoje perseri.

  5. U kuptua qe nuk do ulen pervecse avione nga anadolli ketu..dhe keta kontrolloret do ti paguajme dy fishin vetem e vetem qe te “shtipim” pucistet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *