• |
ide | kryesore

Mediat e Stambollit zbardhin përgjimin Rama-Erdogan për sjelljen e kontrollorëve turq në Rinas

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Media e Stambollit “Haberet e akshamit” ka treguar bisedën që zgjidhi krizën e Rinasit


-Alo vëlla Rexhep po të shqetësoj në këtë orë për një problem urgjent.


-Më falni zoti kryeministër, unë jam përkthyesi

-A kuptova, është presidenti aty?

-Jo zoti kryeministër, ka 10 linja telefoni të hapura me ministrat e tij që e presin prej një ore, po ende si është përgjigjjur asnjërit.

-Po, si mund ta kontaktoj, nuk pret puna…(dëgjohet zëri i Ramës që i thotë dikujt që ka me vete, ky ëshë burrë, e shikon si i rrinë gatitu ministrat këtij, shiko si i lë të presin…ata maskarenjtë e mij hyjnë dhe dalin në zyrwn time sipas qefit)…

-E kuptoj që është urgjente po s’mund të bëjmë më shumë…presidenti nuk i përgjigjet askujt….nëse do guxoja tu jepja një këshillë, do ju thoja të provonit të lidheshit përmes Sinanit, ju e dini që ai ka kanale të tjera…

-Kujt, Sinani, tim?

-Po po…e kuptoni (dëgjohet një murmurimë që nuk merret vesh)

Pas 15 minutash, telefonon përkthyesi turk që lajmëron se Erdogan është në linjë...

-Alo, vëlla Rexhep, shumë ndjesë për shqetësimin, por jam në kushte të njëjta me ato që u gjende ti në korrik 2016…

-Si grusht shteti…?

-Po Po, vetwm jo nga ushtria se atë rrezik nuk e kam unë, por nga opozita..

-Hahaha gjete kohë për shaka vëlla Edi, nga ai me emër lulesh po më thua, atë e zgjidh unë, është miku i disa biznesmenëve të mij këtu në Stamboll.

– Jo jo është më e komplikuar,duan të prishin spitalin që po ndërtojmë bashkë, të prishin planin e vaksinimit që bëmë herën e fundit, tu kthejnë shkollat gylenistëve…

Dëgjohet zëri i Erdogan që i thorë përkthyesit thuaj që s’po e kuptoj…

Ke të drejtë vëlla Taip, më lër të sqarohem. Ata nuk e kanë me këto veç e veç, por me mua, duan të më rrëzojnë, që mos e kontrolloj më unë Shqipërinë e si rjedhojë as ti…

-Kush janë çfarë kanë bërë…?

-Po ja ai Saliu, i përhershmi, ai i paburri që të mashtroi edhe ty për Palestinën dhe ai Iliri që ti e pret ende sikur të qe akoma president. Kanë organizuar grusht shteti kanë marrë aeroportin….

-Kanë marrë aeroportin…po ti duhesh të nisesh urgjent për Stamboll me çdo lloj mjeti…të kam thënë se tek unë e ke përjetësisht një vend të sigurtë…

-Jo jo, në atë kuptim, pra jo me ushtri por e kanë bllokuar me grevë.

– Haha ha ha qenke trembur kot vëlla, arresto menjëherë grevistët dhe e zgjidh për pak minuta…pastaj menjëherë harto listat e politikanëve, gazetarëve të tjerëve që i mbështesin…të gjithë rrasi brënda…dhe shiko mos e lejo të të majiset shumë…e kam provuar vetë me atë historinë e parkut Gezi, vepro sa më shpejt…

-Atë e kam merak vetë, por kam një problem, ata kanë futur në grevë kontrollorët ajrorë, s’duan të lënë vaksinat që mezi ia more ti Gjeorgjisë dhe Kazakistanit për të mi dhënë mua. Duan humbjen time në zgjedhje…. Prandaj të shqetësova që të kërkoj….

-Si vaksinat tona?

-Po po, ato kinezet, Buraku më tha që do mi nisnit sot…

-Kuptova pra kanë bllokuar aeroportin që të prishin projektin tonë për zgjedhjet…

– Po pra, të çojnë dëm edhe investimin tënd për spitalin e Fierit edhe gjithçka që organizuam përmes Air Albanias edhe ta bëjnë Shqipërinë çerdhe të Gylenit…pastaj ti e di, Saliu rrezik e çon ambasadën në Jeruzalem

-Jazëk, mos ma përmend atë edepsëz, edhe Sinani më ka folur keq për të…po atherë çfar ndihme do?

-Disa kontrollorë ajri që të rifillojë puna dhe të vijnë vaksinat se edhe pak ditë ngelen nga 25 prilli….

-Vetëm kaq, unë thashë se mos doje të të nisja anijen Uruç Reis në kanalin e Korfuzit, ti tregonim dhëmbët atyre grekëve… s’të pranuas as si negociator edepsëzët…

-Jo jo, ajo pas zgjedhjeve, duhet të fitojmë 25 prillin njëherë… pastaj me këta të BE do e kemi problem po ndërhymë në ujrat greke…

-Hahaha çfarë BE, ku ka më BE, e pe çi bëra asaj Ursula Van de Leye, si e lashë në këmbë, erdhi e pambuluar me shami në zyrën time dhe donte dhe ta respektoja ta ulja pranë vetes…

-Po vëlla Taip po, ti je i madh, ke perandori të madhe nga pas, ti ia bën mirë këtyre të Brukselit, unë korruptova me anë të Taulantit disa eurodeputetë rumunë, që kjo të zgjidhej dhe Ursula s’më përfill fare. Të qe për të do kisha mbetur pa vaksina dhe do i humbja zgjedhjet…

– Nuk të lëmë ti humbësh jo, ne nuk lamë Alievin që ti e takove në brigjet e Marmarasë ta nëpërkëmbnin armenët dhe jo të të rrëzojnë ty disa kontrollorë…

-Faleminderit shumë vëlla Taip, faleminderit, s’do ta harroj kurrë…edhe për ato pronat e gylenistëve po e zgjidhim…atë prokuroren e Tiranës e mbajtëm në detyrë kundër monitoruesve të perëndimit, vetëm që ti kërcënojë gylenistët. Na shkaktoi pak problem, po nesje e kemi situatën nën kontroll..

-Nesër në darkë i ke aty atherë kontrollorët, do të jap nga më të mirët. Po mos harro sa të vijnë ats trego forcë, nis arrestimet, mbushe aeroportin me tanke dhe autoblinda.. njerëzit tanë njohin vetëm forcën, me demokraci nuk të respektojnë…mbushe me ushtarë dhe policë..

-Po po…

– A edhe një gjë po tu deshën vaksinat, po ti nis, që sot inç’ allh, tek areoporti Vlorës…

-A vëlla Taip nuk e kemi gati…

– Po mirë, në Kukës apo Sarandë athere…

– Jo jo s’ ka gjë se për një ditë pret puna pasi kam ende rezervë, shqiptarët si kanë qef shume këto dozat e CoronaVac, mall kinez thonë….

-Mirë si të duash, nga nesër deri në 26 prill kontrollorët janë aty. Sa të ketë ymër Rexhep Taipi nuk lejon më grusht shteti në tokat e perandorisë…

– Faleminderit shumë vëlla, pas zgjedhjeve Shqipëria do të jetë edhe jotja, do inagurojmë bashkë xhaminë e madhe, do të nxjer prap atë vajzën në Prezë që të recitojë për lavdinë tënde, do ta heq fare dhe Skënderbeun nga sheshi, aty po bëj një kullë me fytyrën time, nuk na the kot ti në Prizëren, bashkë me të ngratin vëlla Hashim, Shqipëria dhe Kosova janë Turqi.

Ndonëse transkriptimi i kësaj bisede është fryt i fantazisë së Lapsi.al ka gjasa që ajo të mos jetë shumë larg të vërtetës. Shumë ngjarje dhe personazbe të përmenduara janë pjesë e kësaj loje

41 Comments

  1. Pirc, pirc, lapsi-kapsi.
    Ja dhate ndeshjen ofrofe ne tavoline Edmutit dhe tani beni humor ne kohe kolere.
    Legena. Dhe pak shprese qe kishim ta fluturonim, tani prit 2025.
    Le qe Andi Bushati ka thene, prisni 2029, po nuk e hodhet me 25 prill.
    He mor NAMUT, mor NAMUT, ha byrek ti ha, me mire ti se ata.

    1. Ke te drejte, per ty te kerkosh te drejtat e tua si punetor, sic i parashikon kontrata e puner eshte llastim.
      Mbase ti je mesuar ti thuash punedhenesit urdho si urdho, ti lepish bythen, madje ti hash dhe mutin, por jo te gjithe jane si ty, pa pike dinjiteti.
      Une per vete nuk do rrija as nje muaj po te me ulej rroga me 50%.
      Po ti mbase ke te drejte, ne vendin ku punoja une, ne privat, shefi largoi nje goc nga puna me njoftim vetem 10 dite perpara, duke mos respektuar ligjin i cili kerkon 30 dite njoftim, nuk i dha as leket qe i takonin me ligj.
      Asnjeri nuk e ngriti zerin pervec meje. Te gjith dele dhe te nenshtruar, jane rrac muti Shqiptaret.

      1. ka ligj e institucione te tjera per keto. po futi hundet politika nuk behet me per te kerkuar te drejtat po behet per interesa te qelbura politike. keta ishin naiv dhe idjot qe i shkuan pas politikes. ka menyra te tjera, merr nje avokat te mir dhe bej gjyq. ajo qe ndodhi ishte show politik.

        1. Vertete mendon se ka zbatohen ligjet ne Shqiperi??
          Ketu ligjet funksionojne vetem per ato qe nuk paguajne dritat dhe ato qe i kundervien Qeverise.
          Ti a e kupton apo jo, ketu u be dem ekonomik mbi 120 M€ dhe askush nuk mban pergjegjesi.
          As nuk hapet hetim fare e jo me te denohet njeri.
          Me ka ndodh mua nje rast konkret me gjygje per ceshtje pune, me nje organizate shume te fuqishme te Shqiperi. Dhe mora avokat te mire, po ta them emrin shumica prej jush do e njohin. Dhe kur mbaroi gjygji, mu desh te ngushelloja une avokatin per humbjen, se avokatit i erdhi rrufe ne qell te hapur. Vendimi ishte jashte cdo lloj baze ligjore dhe cdo lloj arsyetimi llogjk.
          Une kisha mundesi qe me njohjet qe kam ta fitoja gjygjin, por nuk ma lejonte ndergjegja.

          Ne qofte se doni qe Shqiperia te behet duhet te luftoni cdo padrejtesi, edhe nese padrejtesia i behet “dikujt qe e meriton” ose dikujt qe eshte “armiku juaj”.

      2. ik ore AS se qenke cop kari, merr vesh ti. ta ka krimb trurin byreku. nqs ka nje ligj, gjerat zgjidhen ne institucionet perkatese, nuk zgjidhen duke mar like floririn si te fort. e pe tani, u braktisen nga like floriri, thjesht u shfrytezuan dhe e paguan.

      3. Bravo shoku, secili prej nesh duhet të hapi gojën kur sheh padrejtësi dhe jo të thotë “ç’më duhet mua, larg bythës time”. Indiferenca çon në shkatërrimin e shoqërive.

  2. Deri ketu keni mbritur sa te shkruani disa fantazi ne nje nivel mjeran qe edhe Fshatari nga Dukati (Stalini) apo Muti i Kristaqit do shkruanin me cilesi me te larte.
    Turp per ju Bushtrat dhe Shkurdhatet qe drejtoni kete portal.

    1. Mero, behu trim dhe ver emrin!
      Apo je ti Fugshpum?
      Ti nuk e meriton statusin e Bastardit te Moz Cigares!
      Ti ke nje emer! Perdore!

      1. Jo mor bolja e majte e Metes dhe e djathte e Saliut, une jetoj 15.00 km.
        larg Meros, Fugshpum-it dhe bythshpumit e ketij portali.

        1. Je i siurte qe doje te thoje 15’000km dhe jo 15km.
          Vetem dy vende jane 15000km larg Tiranes, Antarktida dhe Penola, apo jeton ne Melbourne po i fute nje te rumbulakosme.
          Nese je vertete nga Australian mos na caj bythen neve ktu po ik e meru me problemet e Australise, me faktin qe ju ka kap Kina prej hundesh ju ka korruptu politikanet, ju ka kap 70% te ekonomise dhe po ju mbush me rrefugjata kinez.

  3. Pse keni censuruar nga perkthimi pjesen ku lideri global i thote sulltanit: “Aman me ndihmo, o te henksha ***in”

  4. Për këtë arsye, Sali Berisha bën ndonjë lidhje nga shtëpia vetëm në televizionin e familjes së tij dhe tek Sonila Meço, ku nuk prish punë, pasi audienca e tyre është kryesisht militanteske.

    Natyrisht, ka edhe Facebook-un e vet, ku poston marrëzitë e tij.

    Por, qëllimi i Bashës dhe izraelitëve që e këshillojnë është i qartë: Të mos dalë asnjë dië në fushatë dhe të shmangë shfaqjen në TV, sidomos në emisionet kryesore, që kanë shikueshmëri të lartë.Prasin ne bythe byrektore të lulzime salih BBasha

  5. Lideri n’agoni’!
    Fundi asht afer dhe deciziv.Ramshkerdhua ka mungese oksigjeni,i duhet ma shume hapesire per frymemarrje.
    Zot ruaje nga rreziqet e veta.Mendja e tij nuk pordhon ma’ batuta e cyfyre,thjesht asht degradu’.
    FAJIN E KA SALIU!

    1. Më shumë e vërtetë se sa e gjetur . Kemi një rracë politikanësh që për pushtet, e fusin kokën kudo , nuk kanë dallim miku apo armiku. Mos u lodhni, ai që ju ka mashtruar për 8 vite rrjesht e bën edhe për 12.

  6. Lulzimi është ‘kafsha’ më e butë, por edhe ky ndodhet para shansit të fundit. Sondazhet më të besueshëm të rruzullit e kanë bërë të qartë se i humb fort zgjedhjet e 25 prillit. Por të paktën bën qokat: Vëllezërve Budina, që i nxori zbuluar para fisit, u thotë se do të shihemi në vitin 1939; traut të Kalimashit i kërkon të presë edhe 30 vjet; militantëve vdekatarë u thotë të mos e çajnë kokën nga koronavirusi; budallenjve u thotë se Bashkimi Evropian ka mbajtur ‘një karrige për mua’… Luli godet të mashtruarit dhe ata që duan të mashtrohen, ky është mëkati

    1. Hahahahaaaaa. Nuk iu mjafton Merua fugisteve, por tani duan edhe Frrokun. Harrojne se po ky Frrok, ka nderruar nja 15 here flamur ne jeten e vet. Fillimisht ishte i besuar i partise. Me pas “u internua” dhe medemek i shpetoi burgut sepse kishte per marre grua nga nomenklatura. Pas 90 filloi karrieren si gazetar tek RD, e vazhdoi tek KJ. Ne 1997 ishte me Nanon kunder Berishes. Ne 2005 u be me Berishen dhe filloi te merrej me nje gazete qe as titulli nuk kuktohet, por dihet qe ajo gazete falimentoi. U be drejtor i ATSH nga Berisha dhe ne 2013, ishte mbeshtetes i madh i mandatit te trete te Berishes duke mos lene gje pa thene per Ramen, ndersa sot ngre ne qiell Ramen duke iu kundervene opozites. Nje njeri qe nuk e ka per gje te lepije ate qe ka peshtyre dhe te kafshoje doren qe e ka ushqyer. Kjo tregon vetem nje gje, propaganda sufllaqiste e Fuges ka rene kaq poshte, saqe nuk arrin me te prodhoje asgje origjinale, vetem kopjon. Meqe ky i paemri i ores 17:40 ka marre pjese nga editoriali i pamfleti.net, te marre edhe artikullin qe flet per kercenimet e bandave ne Elbasan. Do kishte njefare suksesi, apo jo?

  7. Bo bo sa poshte ke rene o karandash.al!shkrim ordiner, nje çarçaf pa pike shije,tamam gjelle qensh per njerez me IQ poshte normales…

  8. Jo mor bolja e majte e Metes dhe e djathte e Saliut, une jetoj 15.000 km.
    larg Meros, Fugshpum-it dhe bythshpumit e ketij portali.

  9. Ju a ka futur karin shume thelle Gjiganti kësaj rrale , zor se e nxjerrin dot bastardet!!!! Se desh harrova; robt atij qe meret me mesazhin tim!

  10. Jam i mendimit qe Partia komuniste socialiste Rilindje te ndeshkohet me vota dhe te shpallet e jashtligjshme. Kjo parti eshte provuar te jete nje parti anti-shqiptare perçarese sunduese,diktatoriale dhe eshte vazhdimesia e partise te punes. Po te vini re me kujdes ne sektin e Rilindjes kemi te gjithe llumin anti-shqiptar greko-vlleho ortodoks duke filluar me Spiropallen e skenderbeut,Pelesh preshet,Gjush Dakot,Majkot,Çomot,Bozot,Damian Guru Gjiknuret etc,etc dhe qershia mbi torte cigano vllehu arumun Ramut kokaina. Eshte kjo nje koiçidence apo rastesi?
    E keqja me e madhe e ketij vendi eshte se ne kemi zgjedhur personat e gabuar te na qeverisin. Ne te ardhmen duhet te bejme kujdes qe ata qe duhet te na qeverisin te kalojne neper filtra duke ju pare me pare backgroundin e tyre. Pakicave kombetare qe nuk perfaqesojne shumicen nuk duhet ti jepet liri te pakufizuar.

  11. Neri – nuk po pret Shqiperia mendimin tend, mendimin e Lapsit, apo te tjere idioteve qe ka mledhur Lapsi reth sifted se vet. Shqiptaret e vitit 2021 Jane te zgjuar dhe edukuar dhe dine te vendosin per te miren e tyre. Idiotet e kane vendin ne cmendine dhe te pellasin tek Lapsi

  12. Aq keq ka vajtur puna per klikime? Me e bukura eshte se nje pjese e mire e lexuesve e marrin per te mireqene cfare keni shkruar, e u shpeton ajo fjalia ne fund qe duhet ta kishit vendosur ne fillim.

    Jeni per te ardhur keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu