• |
ide | kryesore

Meta: Mbyllja e perspektivës për të rinjtë është rrënja e shpopullimit të Shqipërisë

Arkiva



Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në rrjetin social “Facebook” për nivelin e lartë papunësisë tek të rinjtë.

Referuar studimeve dhe shifrave të raportuara nga INSTAT se 1 në 4 të rinj të grupmoshës 15-24-vjeç nuk janë as shkollë dhe as në punë, Meta thotë se situata është dramatike.

Gjithashtu a thekson se kjo është një arsye se përse 25 prilli është referendum kombëtar, për çeljen e perspektivës për brezin e ri dhe frenimin e shpopullimit të vendi.

“Mbyllja e perspektivës për të rinjtë është rrënja e shpopullimit të Shqipërisë.

Vendi ynë ka treguesit më të lartë të mosarsimimit dhe të mospunësimit të rinisë në Europë dhe në rajon.

Sipas INSTAT më shumë se 1 në 4 të rinj të grupmoshës 15 – 24 vjeç nuk janë as në shkollë dhe as në punë.

Një dramë e vërtetë për familjet shqiptare. Ndërkohë që në Europë dhe përafërsisht edhe në rajon vetëm 1 në 10 veta të kësaj grupmoshe nuk i përkasin kësaj kategorie.

Për këtë arsye 25 prilli është referendum kombëtar, për çeljen e perspektivës për brezin e ri dhe frenimin e shpopullimit të vendit”, shkruan Meta në Facebook..



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *