• |
ide | kryesore

Rama ikën pa mbaruar emisioni: Mjaft me pyetje se më lodhët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin “Log.” të drejtuar nga Endri Xhafo në ABC. Biseda me Xhafon dhe dy panelistët Mentor Nazarko dhe Erlis Çela ishte e fortë dhe trajtoi shumë cështje të rëndësishme, ndërsa kryeministri Edi Rama pas 2 orë e 30 minuta u largua nga studio e improvizuar në Sarandë, pasi ndihej i lodhur.


Debati në studio


Edi Rama: Nuk do të më bëni më asnjë pyetje tani, do të më lini të iki, më shkatërrua….Më jepni të drejtë mua, se ju do të merreni me blloqe publicitare do të më mbani këtu, e di unë sesi funksionon, jam produkti juaj më i rëndësishëm publicitar kështu që jeni ata që jeni më të interesuar që në 25 prill të votoni për interesin tuaj të më keni mua prapë.

Endri Xhafo: Nazarko do ju pyeste për politikën e jashtme…

Edi Rama: Greqia dhe Turqia nesër janë te kulla dhe do të na ndihmojnë.

Endri Xhafo: Mos e hiqni mikrofonin se nuk doli asnjë gjë.

Mentor Nazarko: Ja arritët qëllimit të pajtonit grekët dhe turqit te kulla e kontrollit shqiptar.

Edi Rama: Nuk ka rëndësi, do të jenë bashkë aty, do të bashkëpunojnë për të garantuar që ne ta kalojmë këtë situatë duke ripërtërirë edhe trupën atje.

Endri Xhafo: Ta bëj unë mbylljen përpara se të hiqni mikrofonin?

Edi Rama ngrihet dhe largohet nga studio e improvizuar

Endri Xhafo: Mirë ju vazhdoni, ne bëjmë mbylljen…

Edi Rama: Do merreni me blloqe publicitare do të më mbani këtu, e di unë si funksionon, jam produkti juaj më i rëndësishëm publicitar….

Endri Xhafo: Pa ne ndoshta nuk do të kishit ekzistuar politikisht. Do të kishit ekzistuar politikisht pa mediat?

Edi Rama: Jeni ata më të interesuarit që në 25 prill të votoni për interesin tuaj pasi, që të më keni mua prapë, pasi pa mua audiencat tuaja bien.

Endri Xhafo: Ju faleminderit, gjithë të mirat, respekte

Edi Rama: Mirupafshim

Endri Xhafo: E mbyllim në mënyrë pak të pazakontë këtu Log. Kemi qenë për 2 orë e 30 minuta nga Saranda. Ka shumë cështje që mbeten, por një intervistë nuk mund të jetë totalisht shteruese, është e tepërt të kesh ambicien për të pasur një intervistë shteruese, që ti thotë të gjitha. /ABC

10 Comments

  1. Uau. E madhe kjo. Pra me te drejte Rama yne vigan eshte ndjere i lodhur, i stresuar po e po pasi thote :me shkaterruat…”! U mblodh gje Kuvendi ta shkarkoje? Apo Presidenti? E kallzoi njeri ne Prokurori? I dergoi njeri ushtri e polici te zyra apo ne shpi? Te njejten gje bene edhe kontrolloret, vetem se me te drejte, per shperblimin e punes se tyre. Pyetni edhe Bollinon nese ka qef te shkruaje per shefin e tij, si zagar i mire qe eshte!

  2. Ka frik Mos pyetet ne lidhje me bechetin. Tani qe u zgjodh kriza e rinasit,a do dalin udheqesit tan tmarrin pergjegjesi nlidhje me 110 m € gjob?,apo duhet tngrihemi nga gjumi ne populli dhe te protestojm.. or qenje te neveritshme,mbani pergjegjesi per 110 m €

  3. I keni fajet ju te medias qe ja mbani ison ati rrumpalle gomar i droguar ai s di qar flet dhe ju prap ia kredhni bishtin te degjeneruarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu