• |
ide | kryesore

Rama mohon darkën e Beketit me Agaçin: Nuk merrem me këto llafe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Shqipëria humbi gjyqin ndaj Francesco Becchetti duke u detyruar nga Arbitrazhi ndërkombëtar që t’i paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim biznesmenit italian. Por Edi Rama vijon të këmbëngulë se gjyqi nuk ka mbaruar.


“Fakti është që rezultati i këtij vendimi nuk duhet të ishte bërë publik sipas rregullave që ka, por u bë publik, jo nga Zëri Amerikës, por pala tjetër, se dy palë e dinin.


E para është fatkeqësi e madhe që të paktën ju njerëzit e medias, e dini shumë mirë realitetin e pagave, si shpërtheu i gjithë tregu si paga si për “galactios” ju nuk duhet të bëni. Ishte një super problem për të gjithë që u konstatua nga organet kompetente, po flasim për një njeri që kërkohet nga drejtësia shqiptare.

Ne kemi fituar 3 gjyqe, kjo nuk është një luftë e mbaruar. Unë nuk mund të flas më shumë se kaq, është cështje e një lufte që po bëhet, ka plan alternativ dhe strategji, por nuk është luftë e mbaruar. Ai ka për të marrë atë që nuk thuhet, përsa më takon mua, që mbetet por nuk hahet, ka mbetur por nuk hahet” tha ai.

Gjithashtu, kreu i qeverisë shqiptare hodhi poshtë lajmet në media se kundër Francesco Becchettit ka pasur presion për ndryshimin e linjës editoriale.

“Nuk i di fare unë këto si llafe. Nuk jam marrë unë me asnjë nxjerrje, nuk nxjerr unë asnjëri” përfundoi ai. Pak ditë me pare u botua i plote vendimi i Arbitrazhit ku permendet edhe nje darke qe Beketi ka pasur me keshilltarin e Rames, Engjell Agaçi ku ky i fundit i bente presion per linjen editoriale. /LAPSI.al

3 Comments

  1. Ky nuk meret me llafe….. por nga llafet qe u mor zori i tij “gagaci” do paguje 110 milion eurot kokerr me kokerr. Dmth do i paguajme ne shqiptaret se ai e tha qe ai vete do i jape ate qe s’thuhet, Ramazanin.

  2. Mbylle gjirizin se na more me qafe o I cmendur. Do te padisi perseri o i rrjedhur. Kaq bere edhe heren e pare o i shkalluar dhe na kushtoj $110 million

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu