• |
ide | kryesore

Rita Ora reagon pas ndarjes nga jeta të Princ Philip

-Instant, Paparazzi, Slider



Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth, Princi Philip.

Lajmi u bë i ditur nga Pallati Buckingham. “Me pikëllim të thellë Madhëria , Mbretëresha ka njoftuar vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së tij Mbretërore, Princit Philip, Dukës së Edinburgut”, shkruhej në njoftimin e familjes Mbretërore.Menjëherë pas lajmit kanë reaguar shumë figura të njohura publike,ndër to dhe këngëtarja Rita Ora.Përmes rrjetit të saj social,Instagram,Rita ka shprehur ngushëllimet për princin e ndjerë.“Sa trishtuese, u prehsh në paqe Princi Philip”, shkroi këngëtarja në një fotografi bardhë e zi të portretit të princit ,që familja mbretërore e publikoi në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *