• |
ide | kryesore

Rusia bën gati ushtrinë kundër Ukrainës

-Instant, Lajme, Planet



Rusia ka mohuar gjithnjë njohjen e masakrës së Srebrenicës si genocide të serbëve ndaj myslimanëve boshnjakë, por nuk ngurron ta përdorë atë si precedent për të mbrojtur interesat e saja.

Gjatë një deklarate për mediat, zyrtari i lartë i ministrisë së Shtetit Dmitriy Kozaku u shpreh se “Rusia nuk do të lejonte një skenar si Srebrenica në rajonet rebele në lindje të Ukrainës”, duke paralajmëruar edhe një ndërhyrje ushtarake nëse do të ishte e nevojshme.

Sipas BBC, Kozak tha se ushtria ruse është në kufi dhe nëse do të vërehen tentativa nga ukrainasit për të shuar rezistencën ruse në Donbas atëherë nuk do të përjashtohej edhe angazhimi ushtarak i Rusisë.

Kjo e fundit ka pozicionuar forca të shumta ushtarake në kufi me Ukrainën duke e kërcënuar fqinjin sllav me pushtim në rast të një operacion të gjerë ushtarak ndaj rebelëve pro-rusë në Donbas.

Në lidhje me këtë kanë reaguar edhe SHBA-të duke i dërguar ndihma ushtarake Ukrainës, ndërsa sëfundmi është paralajmëruar edhe futja e një anije amerikane në detin e Zi, gjë që ka alarmuar rusët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *