• |
ide | kryesore

“Ti s’je burrë. Zbrit ose të hodha nga kulla”/ Zbulohet debati mes kontrollorëve të Rinasit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbulohen të tjera detaje nga ajo që ndodhi të mërkurën në mbrëmje në kullën e Albcontrol në Rinas. Nga dosja e prokurorisë është zbuluar dëshmia e njërit prek kontrollorëve që në fillim nuk kishte dashur të plotësonte formularin e paaftësisë në punë, por që më pas e kishte bërë duke parë që të gjithë kolegët hodhën firmën.

“Flora Ndreca më ka pyetur se çfarë do të bëja me formularin e paaftësisë. I kam thënë se nuk do ta plotësoj. Debatet për plotësimin e formularit të paaftësisë kanë vazhduar disa minuta dhe për shkak se nuk lejohet debat në vendin e punës, i kam kërkuar që të largohet. Mes debateve, ajo m’u drejtua duke më thënë “ti nuk je burrë”. Në këtë moment i jam përgjigjur që të zbresë, përndryshe do ta hidhja nga kulla” – është dëshmia që ai ka dhënë në prokurori e publikuar nga A2 CNN.

Ky kontrollor ka dëshmuar se pasi mësoi se 5 kolegë ishin pushuar nga puna dhe të gjithë të tjerët e kishin plotësuar formularin, në fund kishte vendosur edhe ai t’i bashkohej kolegëve. Prokuroria e Tiranës do të kërkojë caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” për Flora Ndrecën dhe “arrest në burg” për Muhin Mezinin dhe Armando Fezgën.

Tre kontrollorët Armando Fezga, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini akuzohen për “shpërdorim detyre”. Sipas akuzës në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë bërë rezervimin e dhomave në hotelin pranë aeroportit, kanë ndikuar te vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshme për punë, me qëllim shmangien nga detyrimi ligjor për të ushtruar detyrën.

“Me veprimet e tyre ata kanë shkaktuar pasoja të rënda në dëm të udhëtarëve dhe personit juridik, Aeroportit të Rinasit” – thuhet në akuzë.



9 Comments

  1. Kjo qe ke bere te ben me gjith mend buuuuuuuur.
    Pamavaresisht nese je grua apo jo, ajo qe ka rendesi eshte:! A ke qene i stresuar mbas asaj qe ndodhi me koleget tuaj.

    1. Te stresuar qe nuk do marrin 4,5 milion ne muaj por 2.5 . Hajde saliste te pangopur hajde. Tani do i zv Rucistet a Kastratistet

  2. Rendesi ka qer ne fund eshte bere burr dhe ky.
    Po une nuk kuptoj pse dreqin flasin me prokurorine keta, kane te drejte te mos japin asnje coment sepse jane nen hetim.

  3. Ky eshte thelbi. Nuk eshte vetem nje kerkese ekonomike e cila ju takon, por dicka me shume. Ky eshte organizim qe diku tjeter e ka qellimin. Beri nje mmuuuu te madhe qe ishte greve dhe ata qe me ligj thone, per shume profesione qe ju ndalohet greva, nuk ja kane futur kot. Braktisja e vendit te punes ishte nje gafe.

    1. Greve, proteste, madje grusht shteti i paster.
      I organizuar nga i biri i Gramoz Rucit, i biri i Bashkim Finos, i Paulin Sterkajt, Fatmir Xhafes etj. per te rrezuar e marre me dhune pushtetin e qeverise me te suksesshme te te gjitha koherave.
      Mos ja q…. nonen!
      Mendoni vertet se ka kaq shume budallenj?

  4. O Ad 09/04/2021 te 23:15 ti themi gjerat sic jane, merr info se jane te punesuar si te afermit e njerezve me pushtet ne PS, u lexua mbreme lista te OPEN nga Gjekamarkaj. Ky nuk eshte konflikt qe i takon popullit, por keta qe jane ne pushtet po hane kokat e nj-tj. Kam dyshime qe eshte dhe paksa ngjarje e trilluar per shkak se u krijua nje urrerjtje shume e madhe pas lajmit te Bexhetit qe fitoi perfundimisht 118 milion euro! Tani u harrua paksa apo jo? E dyta kam dyshime qe pas emerimit te PDistit Besart Kadia si anetar bordi dhe shkurtimit te pages jane bere xheloz per kete dhe kane bere lidhjen me kete ngjarje, sic thone dhe per vazhdimesine e shpenzimeve te lluksit nga bordi nderkohe qe u pergjysmua rroga! E treta shteti e ha se ata do marrin me gjyq cdo page dhe per ditet qe nuk punojne! Prina parti i thone kesaj pune, nqse nuk kupton ne duar te cfare plehre parti anti popull jemi duhet te shikosh mbas vetes se nuk je mire!

  5. enver hoxha, respekte o burr i madh i ketij kombi, propozoj rikthimin e bustit ne qender. por me te madh se ai i pari dhe me flori jo bronz

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *