• |
ide | kryesore

Vendimi për AstraZeneca-n në Francë: Do të kombinohet me një vaksinë tjetër

-Instant, Lajme, Planet



Franca bëhet vendi i parë në botë që nis kombinimin e dy dozave nga vaksina të firmave të ndryshme. Personat nën moshën 55-vjecare të cilët kanë marrë një dozë të vaksinës se AstraZenecas në Francë, si dozë të dytë do të marrin një tjetër vaksinë kundër koronavirusit. Lajmin e bëri të ditur ministri i shëndetësisë Oliver Veran.

Për të gjithë personat nën 55 vjeç që kanë marrë vetëm një dozë të kësaj vaksine para daljes së këtij rregulli, Autoriteti i Lartë Shëndetësor rekomandon që për të mos shkelur afatin prej 12 javësh mes dy injeksioneve, të dytën mund ta marrin nga njëra prej vaksinave që përdorin metodologjinë inovative të lajmëruesit të ARN-së, Pfizer/BioNTech ose Moderna.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *