• |
ide | kryesore

Apeli/ Albin Kurti i zhytur kokë e këmbë në fushatën në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Albin Kurti është zhytur pa hezitime në fushatën e Shqipërisë. Nëse kur ende nuk ishte zgjedhur kryeministër ai ndërmori një tur në Lezhë, Gjirokastër dbe Tiranë, ai këtë herë, përmes Facebook, ka bërë apel për të votuar kandidatët e Vetëvendosjes në Shqipëri. Madje ai ka premtuar në statusin për Kreshnik Merxhanin, se do të rikthehet në fushatë në Shqipëri. Për arkitektin gjirokastrit Albin Kurti thotë: “Arkitekti Kreshnik Merxhani është kandidati që unë mbështes në zgjedhjet e 25 prillit. Ai kandidon në Qarkun e Gjirokastrës, numri i tij është 13″. Me një postim tjetër Kurti ka bërë thirrje edhe për të votuar të riun doktorant të Sorbonës, Iliaz Shehun:”Qytetarë nga Lezha e Mirdita, nga Laçi e Shëngjini, mos harroni, në 25 prill, në fundin e fletës së votimit, Iliaz Shehun e gjeni si Kandidat të Pavarur me numrin 13”. E natyrisht ai nuk ka harruar as shefin e zyrës së lëvizjes për Shqipërinë, Bojken Abazin: “Në fletën e votimit të Qarkut të Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit e gjeni lehtë në fund të fletës, me numrin 13, aty ku shkruan “Kandidat i Pavarur Boiken Abazi”.

Përpos këtyre apeleve ministra, deputetë dhe zyrtarë të Vetëvendosjes janë zhvendosur në Sbqipëri. Kështu këtë fundjavë ministri i infrastrukturës, Liburn Aliu ka qenë në Tiranë, deputetët Sali Zyba dbe Tinka Kurti në Lezhë.

Kjo “ndërhyrje” në fushatën e 25 prillit ka nervozuar mjaft partinë qeverisëse, e cila i trembet rrjedhjes së votave të majta në drejtim të Vetëvendosjes. Kjo shpjegon dhe faktin që mediat pro Rama kanë shtuar ndjeshëm sulmet ndaj kryeministrit kosovar. Kindër këtij akti kanë dalë edhe pena të opinion bërjes në vend. Kështu pas ditë më parë, Mustafa Nano shkruante: “Albin Kurti nuk ka pse të shtojë në ekuacionin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kosovës këtë lloj ambicie, grandomanie të tijën, këtë lloj dëshire të madhe për të luajtur një rol në Shqipëri, apo në të gjithë botën shqiptare. Ai nuk ka pse t’i takojë autoritetet e Tiranës në të ardhmen si rivali i tyre, ndërkohë që mund të takohet ashtu siç duhet të takohet, si mik, si bashkëpunëtor, si partner, si interlokutor”.

Ndërsa Mero Baze ka shkruar: “Përfshirja e Albinit në politikën e brendshme të Shqipërisë është realitet i dy viteve të fundit. E ka bërë si opozitar, tashmë dhe si kryeministër i zgjedhur. Problemi nuk është pse kërkon të garojë në Shqipëri, por përse përpiqet ta mbulojë ambicjen e tij politike me “hipokrizi patriotike”, siç ka bërë 25 vjet.

Kurse shkrimtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Kim Mehmeti  e sheh si një ogur të mirë përsëritjen e fabulës së Kosovës edhe tek ne: “Në 25 prilli Shqipëria do dëshmojë nëse e ka kuptuar drejtë porosinë që ia dërgoi Kosova: se nuk mund të ndërtosh Shqipëri të re pa e çliruar atë nga gjeneratat e vjetra politike”.

Dhe mes këtyre polemikave, ndonëse tani mban postin e kryeministrit, Albin Kurti vazhdon mbështetjen e kandidatëve të tij në Shqipëri. Ja ç’ka shkruar për ta diët e fundit:

Për Boiken Abazin

E njoh Boiken Abazin prej shumë vitesh, e qysh prej 2010 ai ka mbajtur pozita të larta drejtuese në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Së fundi udhëhoqi Sekretariatin për Marrëdhënie me Jashtë, dhe falë tij, sot organizata jonë është e njohur ndërkombëtarisht.

Boikeni është njeri me etikë të lartë pune. I pakorruptueshëm, por edhe i palodhshëm. Ai është e kundërta e populistit, është njeri i fjalëve shumë të matura, sepse vazhdimisht dëshiron ta mbështesë qëndrimin me argumente të forta logjike.

Boikeni përfaqëson vlerat e një socialdemokracie të re për Shqipërinë – larg pazareve me monopolistët, kundër pabarazisë neoliberale, dhe solidar me qytetarët, aktivistët, punonjësit, të papunët e studentët.

Në fletën e votimit të Qarkut të Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit e gjeni lehtë në fund të fletës, me numrin 13, aty ku shkruan “Kandidat i Pavarur Boiken Abazi”.

Për Iliaz Shehun

Me Iliaz Shehun jam takuar para disa viteve, kur ai jetonte e studionte filozofi në Paris. Sot, ai është ligjërues universitar në Shqipëri. Aktivist i Lëvizjes qysh prej 2010, ai kërkon mbështetjen tuaj si Kandidat i Pavarur për deputet në Qarkun e Lezhës, me numër 13.

Synim i VETËVENDOSJE!-s është që të rinjtë si Iliazi t’i kthejë në Atdhe, sepse vetëm kështu mund ta bëjmë ndryshimin që njerëzit kaq shumë e duan dhe që popullit e shtetit i nevojitet.

Doktorant në Sorbonë, Iliazi është njeriu i duhur për të çuar përpara një projekt të mirëfilltë moderniues dhe evropianizues. Nuk munden më figurat, praktikat dhe idetë e konsumuara për 30 vjet, të prodhojnë dot ndonjë gjë të re sot.

Për Kreshnik Merxhanin

Kreshnik Merxhani përveçse është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është një prej specialistëve më të mirë shqiptarë në fushën e trashëgimisë kulturore, si arkitekt restaurues. Ai ka kontribuar shumë, me ekspertizën e vet, jo vetëm për restaurimet e perlave gjirokastrite, por edhe për mbrojtjen e Gjirokastrës e Beratit nga UNESCO.

Kapaciteti profesional i Kreshnikut dhe lidhjet e tij të mira me institucionet ndërkombëtare si UNESCO, EuropaNostra etj. do të na duhen shumë edhe në Kosovë, për të ruajtur e promovuar trashëgiminë tonë botërore.

 

 



15 Comments

  1. Te tre jane djem te perkryer dhe duhen votuar . Kush nuk do te votoje sepse nuk shikon ndryshim , atehere qe te mos i shkoje vota bosh le te votoje keta djem ose Arben Skenderin e bindjes apo Pano Sokon e nismes ne tirnae .
    Te gjithe kata djem jane te perkryes , jane e ardhmja e ketij vendi . Boll me me partite e kurvave qe kane 30 vjet qe vetem na vjedhin e po e shkatrrojne shqiperine.

    1. Pano Sokon eshte nje hajdut, maskara dhe idiot!
      Ai ka qene drejtor me LSI dhe eshte shkarku per korrupsion.
      Te lutem mos e krahaso Bojkenin me Panon,

  2. Kush e ka bere kete shkrim ? Apo jetim si shume shkrime te ketij portali .

    ”” Kjo “ndërhyrje” në fushatën e 25 prillit ka nervozuar shume partinë qeverisëse, e cila i trembet rrjedhjes së votave të majta në drejtim të Vetëvendosjes. ””

    Se ku e pane keta te lapsit qe eshte nervozuar PSja , vetem keta e dine. PSs as qe i rruhet fare per te tille lilipute ne politiken Shqiptare.
    Sa per Albinin, bujrum, dera e hapur eshte. A eshte shqiptar ? Kaq mjafton per te justifikuar cdo nderhyrje ne nje fushate elektorale Shqiptare. Une nuk shoh asgje te keqe ketu, perkundrazi.
    Por mos filloje te qyrravitet pastaj kur ‘ TIRANA ZYRTARE NDERHYN NE PUNET E BRENDSHME TE KOSOVES”’ .

  3. Përderisa ndërhyn Erdogani në fushatën tonë,si mund t’i ndalohet një shqiptari që e ka për detyrim kombëter të njëjtën?

  4. Kurti e ka gjithe te drejten e ketij sistemi e te races shqiptare te beje fushte per njerezit e tij qe ai i beson. Kush nuk e pelqen pune per ta. Kush mendon se ne po shqetesohemi nga disa lakej te qeverise Rama qe me shkrimet e tyre qe nxisin perçarjen nacionale e kane kot. Nuk na ndalojne dot qe ne shqiptaret te bashkuar te vendosim per fatin tone.

      1. O bastard i ndonje prostiture, me shume mudnesi jo-shqiptare(ose ndonje nga antikosovaret antikombetare, Mut Nano,Bledi Mane,,Mjero Gelbaza, apo Sokol manjak palla). Rama nuk u akuzua se fut hundet ne punet e Kosoves, kur shpreh mendime rreth Kosoves, por kur iu sul Kosoves per ta ndare. Kur mori anen e Vucicit ne Tirane kur e kishte ne krah ate,duke sha lideret e Kosoves,Kur ne Prishtine ne konference per media ne krah te Haradinajt, me tone te lartta dhe si arrogant qe eshte e ofendoi direkt jo vetem Haradinajt per te gjithe kritikuesit e Thacit(87% e popullit te Kosoves),kur tha kush kritikon Thacin eshte gomar. Nuk mund as te pretendohet te krahasohet Rama me Kurtin, jo vetem si politkkan, athetar etj, por as ne “perzierjen ne punet e brendshme”, se ne fund te fundit keta 3 burra, qe parlamenti shqiptar do ishte i nderuar t’i kishte, jane djem Shqiperie, te lindur dhe te rritur ne Shqiperi, pa asnje lidhje me Kosoven. Dhe e fundit, po qe per “nderhyrje”(qe une nuk e quaj nderhyrje perderisa jemi NJe), kujtohu kush e filloi i pari. E filloi Rama kur i mori dy nga VV (Genc Cakajn dhe Besa Shahinin) i vuri ne SHqiperi,per ti rikthyer me vone ne Kosove per te formu nje parti tjeter. Edhe Dardan Moliqaj(burri i Beses) nr 2 ne VV, u shkeput nga VV pak apra zgjedhjesh.A kishte dore Rama?Normal qe po. Ja pra te flasim me fakte dhe jo duke i thene koqevar shqiptareve te Kosoves, se mjere ti po re ne dore te ndonje “koqevari”

        1. Dhe ky burri i Besa Shahinit, Dardan Mollaqja, (me shtysen e Edi Rames) mori nje pjese te madhe te VV (figurat me te larta ne VV ne ate kohe) dhe formoi parti,pak para zgjedhjeve te 2019,por qe populli ne Kosove u tregoi vendin e duhur. Edhe tani, me nderhyrjen direkte te Edi Rames, Top Channel,e fton ne emisionet e tij, e faktorizon, dhe e nxit te beje propagande kunder Kurtit, ashtu sic ben diversione te tjera kudner Kurtit,TOP Channel nepermjet kronikave te tyre, apo portali antikometar i Mjero Gelbazes. Eshte Rama pra qe ben diversione fshehtas kurse ne publik shfaqet si babaxhan, dhe jo Kurti. Kurti ate qe ben e ben hapur,sic poe ben

  5. Or durrsak,ne se ti i ke koqet te lidhura nga Edvin shkerdhua perpjete,na e thuaj.Sepse Ne shqiptaret e tjere sebashku,koqet te varura i kena se keshtu na ka kriju Zoti,natyra.

  6. kush can bythen per Albin Kurtin……. Ai duhet te shofi halen e vet dhe ta mbylli ate sqep Skemi nevoje per mend te kosovarve

  7. Edvin ShkerdhRama asht kampioni olimpik i mashtrimit per gjatesite mbi dy metra, per meshkuj (jo burra).
    Fale mashtrimeve te tija,Shqiperia filloi besdimet per ne BE, kater here.
    Shqiperia buzeqesh nga palacolleqet e tij ..,

  8. Nuk eshte nderhyrje fare, sepse sic levizja VV (aktivistet) e Shqiperise kane shkuar ne ndihme te VV ne Kosove, me kontribut 100% vullnetar, e njeta gje po ndodh anasjelltas. Ne fund te fundit ata jane shqiptare e me pasaporte shqiptare, edhe mund te votojne ne shqiperi, prandaj askush nuk mundet ti gjykoje. Te tre kandidatet e nderuar te LVV, pa asnje lloj mbeshtetje nga oligarkia e monopolizuar nga tre partite qe kane 30 vite ne qeveri, jane te pa inkriminuar as majtas as djathtas, nuk jane bashkepunetore me mekataret pushtetare,, jane intelektual te mirefillte, nuk kane asnje lloj mekati per gjendjen ku eshte katandis shqiperia, sepse nuk jane as pasardhes te pushtetarve komunist, as neokomunistave 30 vjecare. Nuk kane lidhje me krimin e organizuar, e nuk financohen prej tij. Sa siper, fushaten e kane nisur vetem me kontributin intelektual, thjeshte, duke trajtuar problemet shqetesuese, duke perkrahur kauzat e rendesishme per shqiptaret e kombin. Do te ishte, jo vetem nder per te gjithe qytetaret, por shpetimi sa me shpejt nga kapseit e shtetit, nese votojne e perkrahin keta tre djem intelektual, me vlera te pa diskutueshme etiko morale dhe atdhetare. Jane dallendyshet lajmetare, te nje politike te sinqerte, per nje politike e shtet qe u mungon shqiptarve.

  9. Ku jane mediat e shqetrsuar, per “nderhyrjen” e shqiptarit, Albin Kurti, me kombesi e shtetesi shqiptare, i cili jep vleresimet per anetaret e partise tij le te themi, me te vetmin qellim, zgjimin e shiptarve nga agonia trullosese, nen regjimin me antipopull, anti shtet, zhvates, te korruptuar deri ne palce, te lidhur me parate e krimit organizuar, me ndrageta etj, e heshtin per nderhyrjen e kryrserbit Vucic, minister i Milloshevicit, qe ngjyu duart me gjakun e shqiptarve, i cili beri fushate kunder Kurtit ne Kosove, yani ben fushate pro Rames ne Shqiperi, e Vucici qenka i pranueshem te beje fushate. Vucici, te vetmin hall ka, se pa shukun e ngushte, te tij ne Shqiperi, sdo tia dsl Kurtit ne Kosove, nuk do mundet ye kafshoje vrriun e Kosoves. Kjo per aresye se njeri nga tre shoket eshte ne Speciale, megjithate partia e tij po i luan fijet, mustafovici ashte dhemberene nen rrogoz, po mundohet, por pa shume force, e e vrtmja shprese qe te shkatrroje Kosoven per se dyti here qe ka Vucici eshte Rama. Kaq. Heshtja ndaj vucicit eshte turp, por edhe tradheti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *