• |
ide | kryesore

Digjet në mesnatë një automjet në Vlorë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pak para mesnatës së djeshme një makinë në lagjen “24 Maji”, në Vlorë është përfshirë nga flakët dhe është djegur pjesërisht. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:55, ndërkohë që nuk bëhen me dije shkaqet.

Tashmë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë/ Vlorë

Më datë 09.04.2021, rreth orës 23:55, në lagjen “ 24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Opel”, në pronësi të shtetases A. T., banuese në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *