• |
ide | kryesore

Duro, kundër Vllaznisë luan një pjesë titulli: shkodranët këtë sezon nuk njohin pikë ndaj Laçit

-Instant, Sport



Në një kampionat ku luhatjet kanë karakterizuar kompeticionin në të gjithë dimensionin e tij, sprinti final do të vendosë shumë në garën për titull, e përpara se të futet në fazën e katërt, skuadrat janë të prirura të sigurojnë pozicionin më komod të mundshëm. E di mirë Shpëtim Duro e ka të qartë edhe Laci, se në javën e 27 kundër Vllazninë, luhet një pjesëz titulli. Pikërisht kështu sepse pas dy humbjeve radhazi kurbinasit humbën kreun dhe e shohin veten 2 pikë pas shkodranëve.

Padyshim nuk është momenti që distanca të shtohet kur numri i ndeshjeve pakësohet aq më tepër që për tu ndjekur janë dy skuadra, me Teutën në kuotë të barabartë pikësh me kuqeblutë. Kështu, sfida direkte, për më tepër në Laç, është absolutisht për të mos u humbur. Kurbinasit kanë treguar se dinë të imponohen në përplasjet e drejtpërdrejta, por dy takimet e fundit kanë përmbysur statusin e të besuarve të Duros, që e shohin veten në pozitat për të rinisur gjithcka nga e para.

Nuk do të jetë vetëm një fitore renditje, nëse bardhezinjtë imponohen përballë kryesuesve, por edhe një cështje morali dhe tregues se ajo rrëshqitje ishte e momentit, e ndikuar nga lodhja fizike e mesajvës së Kupës kundër Tiranës dhe e një zgjidhje individuale e Bregut ndaj Teutës. Tani është koha që vajtje-ardhja e tretë të mbyllet në mënyrën më të mirë përpara se kalendari të futet në një rrjedhë më të qetë, të paktën në letër…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *