• |
ide | kryesore

Ekzekutimi mafioz i gazetarit grek, reagime të ashpra ndërkombëtare

Arkiva, Lajme, Të fundit

Përveç reagimeve në shtypin grek dhe në qarqet politike, vrasja mafioze e gazetarit Jorgos Karaivaz mesditën e së premtes para shtëpisë së tij është bërë temë kryesore edhe në mediet e huaja.


“Gazetari grek i krimeve është qëlluar jashtë shtëpisë së tij”, shkruan agjencia italiane e lajmeve ANSA. “Georgios Karaivaz u qëllua për vdekje në një vrasje-ekzekutim”, thekson DW.


Ndërsa prestigjiozja britanike Guardian thekson faktin se 11 vjet më parë në kulmin e krizës ekonomike në Greqi, një gazetar tjetër investigativ Sokratis Giolias u qëllua në pragun e derës me 16 herë para gruas së tij shtatzënë.

Reagime ka pasur edhe nga liderët e BE. “Vrasja e një gazetari është një akt i neveritshëm, i kryer nga frikacakët. Europa përfaqëson lirinë. Dhe liria e shtypit është mbase më e shenjta nga të gjitha. Gazetarët duhet të jenë në gjendje të punojnë në mënyrë të sigurt” -shkruan ne greqisht e anglisht ne tëitter presidentja e KE Ursula Fon der Leyen.

“Hetimet duhet të sqarojnë urgjentisht nëse vrasja kishte lidhje me punën e tij” -thekson edhe presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli.

Nga ana e saj Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, u kërkoi autoriteteve greke “të hetojnë plotësisht këtë krim dhe të sigurojnë që autorët të çohen para drejtësisë”.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka thirrur urgjent ministrin e Mbrojtjes së Qytetarit Mihalis Xrisohoidhis dhe i ka kërkuar të përshpejtohen hetimet për gjetjen sa më shpejt të vrasësve.

Greqia është vendi i tretë i BE bashkë me Maltën e Sllovakinë ku janë kryer ekzekutime gazetarësh në vitet e fundit./Tch

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu