• |
ide | kryesore

“El Mejor”/ Policia e shtetit sekuestron 143 kilogram kokainë, arrestohen administratorët e kompanisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit del me njoftimin zyrtar lidhur me operacionin për kapjen e sasisë së drogës në portin e Durrësit. Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në një kontenier të ngarkuar me banane, me administratorë shtetasit E. P. dhe K. X., shërbimet policore dhe ato doganore gjetën të fshehura në tavanin e kontenierit​ pako me lëndë narkotike. Policia njofton se lënda narkotike e dyshuar kokainë ka peshë totale 143 kilogramë.

Po ashtu, bëhet me dije se tashmë janë arrestuar dy administratorët e firmës pritëse ‘’Masabi Fruits’’, Erjon Peti dhe Klajdi Xibraku. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 



3 Comments

  1. Çudi. Para disa oresh ishin 200 kg dhe tani thone 140. Neser do zbresin akoma. Ne fund do thone se ishin 140 g per perdorim vetjak.

    1. o Berati nga lushnja ishin 200 pako, edhe mos ngatero kekun me byrekun nje pako ka patur perafersisht 700-800 gram kokaine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *