• |
ide | kryesore

Në Laç i ka sytë i gjithë kreu: nis sprinti final i kampionatit, ja për çfarë luhet

-Instant, F1, Sport



Përplasje të rëndësishme që mund të ndryshojnë renditjen e Superiores në javës e 27 të kampionatit, në kohën kur befasitë janë në kthesën e parë. Katër sfida të shtunën e një të dielën, por është e kotë të thuash që e gjithë vëmendja është përqendruar në Lac, ku të besuarit e Duros do të presin Vllazninë. E mundën në Shkodër me teknikun në pankinë dhe kërkojnë ta bëjnë tani edhe Brenda mureve të shtëpisë, me synimin e parakalimit e për të mos lënë kurrësesi Teutën të shkëputet.

Në anën tjetër Brdaric i dha fund serisë prej 5 ndeshjesh pa fitore me suksesin kundër Kastriotit e barazimin me Partizanin. Tani, kuqeblutë duan vazhdimësinë, duke e ndjerë se sforco finale mund ti cojë tek titulli. Titull që në fakt e sheh gjithnjë e më pranë edhe një shkodran tjetër, po në pankinën e Teutës. 46 pikë për Edi Martinin që ka në letër ndeshjen më të thjeshtë, në transfertë me Apoloninë, që pothuaj i ka larë duart me Superioren. Me Bregun në formë brilante, Teuta shpreson në një fitore që mund ti japë edhe kreun vetmitar, në raport me rezultatin e sfidës në Lac. Dy pikë larg vendit të parë, edhe Partizani ka mundësinë ti vendosë nën presion dyshen e kreut, por më parë duhet të mposhtë një skuadër makth si Bylis, që gjithnjë i ka krijuar problem. Daja duhet të bëjë zgjedhje formacioni, në kërkim të zgjidhë situatën para portës, e reflektuar më së miri në 0-0 kundër Vllaznisë.

Ballshiotët kanë nevojë për pikë për të rikuperuar 4 distancat që e ndajnë nga Kastrioti, por edhe 4 që e lejojnë të jetë mbi një Skënderbe agresiv dhe të motivuar për të përsëritur suksesin me Kukësin, edhe kur në Korcë të vijë Tirana. Bardheblutë e Shehit insistojnë për një rikuperim spektakolar, por kanë nevojë për një fitore në fushën e të kaluarës së teknikut, për tu ngjitur në kuotën e 43 pikëve e për të parë pastaj cfarë ndodh me renditjen. Nëse kryeqytetasit shpresojnë tek zona Europiane e madje titulli akoma, Kukësi ka dalë jashtë cdo objektivi, por kundër Kastriotit rrezikon të përfshihet në një valle të pamenduar mbijetese. Skuadra e Josës nuk fiton prej 7 javësh, por nëse ka ndërmend ta bëjë është pikërisht dita e duhur…

SUPERIORE, JAVA E 27

10/04/21
Skënderbeu 13 : 00 Tirana
Kastrioti       13 : 00 Kukësi
Laçi               16 : 00 Vllaznia
Apolonia      16 : 00 Teuta
11/04/21
Partizani       16 : 00 Bylis



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *