• |
ide | kryesore

Ngriti dronin me flamurin e PD-së në fushatën elektorale të kandidatit të PS-së, procedohet 28-vjeçari nga Tropoja

-Instant, Lajme, Të fundit



28-vjeçari që ngriti me dron flamurin e PD-së gjatë një takimi elektoral të Partisë Socialiste  është proceduar penalisht në gjendje të lirë.Më 9 prill, kur aktori Petrit Malaj, kandidat për deputet të Partisë Socialiste në listën e Kukësit fliste me banorët në Tropojë, një flamur i Partisë Demokratike u valvit me dron sipër kokave të tyre.

Policia njofton se shtetasi A. G. është proceduar për veprën penale të “Pengimit në ushtrimin e të drejtës për tu shprehur, grumbulluar apo manifestuar”.



5 Comments

  1. Pengim i të shprehurit me një dron???A ja në në terezi këta!!Rilindja ça spo me shpërndarje ndihmash e këta arestojnë për një dron!!Tamam si sërbët!!

  2. —— Zbulohet vila luksoze e Jorida Tabakut ne kompleksin Vala Mar, ne gjirin e Lalzit . Ja mori ‘oligarkut ‘ qe sulmoi ashper per ndertimin e Shkolles Sami Frashri. Pas marrejs se viles ajo nuk e sulmoi me kompanine per ndertimin e shkolles, por akuzat u zhduken si me magji ——

  3. Stili i serbëve .
    Në kohën që disa mijra ultra nacionalistë ulërinin “ti vrasim shqiptarët” në stadiumin e Beogradit, gazetat serbe e qeveria serbe dha alarmin në gjithë botën se mbi stadium ishte ngritur një dron me flamurin shqiptar.
    Poërisht ata kriminelë që kishin bërë gjithë ato masakra të përbindëshme në poullsinë civile shqiptare, ankohashin se shqiptarët “na sulmuan” me një dron me flamur.
    Edhe soji i soc-komunistëve shqiptarë po bëjnë njëlloj.
    Në Elbasan, banditë që shoqëronin Ramën i goditën si kafshë me grushta e shqelma simpatizantët e PD, e policia deri sot , jo më të arrestojë por as nuk i thirri në komisariat ato banditë që të filmuar i kanë parë të gjithë veprimet e tyre banditeske.
    Ndërkaq policia e Ramës paska arrestuar nj[ djalë të ri, se paska ngritur një dron me flamurin e PD.
    Se çfarë malli janë fara e ndyrë e tifozëve injorantë të Ramës, mjafton të lexosh këtë komentin idiot të shpifur , kur në vënd të komentojë lajmin , dikush këtu, gjë që e kanë bërë modë meqë kështu bën edhe Rama, sajon një gënjeshtër për deputeten Tabaku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *