• |
ide | kryesore

Policia njofton: Goditëm 2 baza të tjera me arsenal armësh

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me sekuestrimin arsenalit të armëve të gjetur në dy baza të tjera të grupeve kriminale. Këto baza shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe shitjen e armëve luftarake tek grupet kriminale.

Policia njoftohet se në operacionin e zhvilluar mëngjesin e sotëm në magazinën e Sokol Xhurës u gjetën dhe sekuestruan një arsenal armësh luftarake të kalibrave të ndryshëm dhe municion luftarak: 50 automatik, 1 pushkë të precizionit të lartë (Snajper), 1 snajper draganoz, 1 antitank, 19 kundërajrorë, mitroloz (2 të rëndë dhe 1 të lehtë), pajisje ushtarake, 10 dybli që përdoren për pushkët dhe snajperat, dhjetëra mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, 24 predha antitank, 1 arkë me lëndë eksplozive tritol, 100 granata të ndryshme, 6 kilogramë lëndë ekspoloziv C4, 7 armë zjarri pistoletë të modeleve të ndryshme, 53 pushkë model 10 dhe pjesë për riparimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit.



2 Comments

  1. Është vërtet kështu dhe pse është gjetur pikërisht një moment i tillë, kur dita e 25 prillit nuk është e largët dhe të gjitha këmbanat bien për humbjen e tretë rradhazi të opozitës? Kush qëndron pas tyre dhe a është ky sinjali i parë i një grushti shteti të ardhshëm planifikuar në zyrat presidenciale dhe në selinë ku prej vitesh rri shefi faktik i opozitës, Berisha?

    Shumë nga kontrollorët e tanishëm janë njerëz të vendosur aty nga LSI e PD dhe prej viteve, kanë pasur paga relativisht të larta, sidomos krahasuar me gjendjen financiare të bashkëvendasve të tyre. Disa nga drejtuesit kryesorë të grevës së “paaftësisë”, që i zuri të gjithë njëherësh janë pjesë e strukturave zgjedhore të shtabeve elektorale të opozitës, të lidhur ngushtë me Ilir Metën apo Lulzim Bashën.

  2. Posi ka munci që policia i godet tani????Edhe policia grusht rreth partisë!!!8 vjet kanë fjetur tani u kujtun!!!Ata i kanë ditë me kohë po tani o burra se thëret udhëheqësi!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *