• |
ide | kryesore

Rama sulmon Presidentin: Ilir Meta, kandidat zyrtar i partisë së tij në Vlorë! Bën fushatë skutave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Vlora ku ka shkuar për të ndjekur nga afër procesin e vaksinimit, Kryeministri Rama ka kritikuar ashpër opozitën dhe Presidentin Meta për sjelljet e tyre të fundit. Rama tha se këto që ‘po ndodhin çdo ditë me ato turmat e shekullit të kaluar që po mblidhen me 2 gishta do të sjellin rritje të numrit të infektimeve.

“Për fat të keq kemi një energji infektuese që prodhohet çdo ditë me dasmat e rrugëve të atyre që e kanë vënë interesin e partisë dhe interesin e pushtetit, e planit për pushtetin mbi interesin e shëndetit të njerëzve. Edhe kjo do të mbarojë shpejt, lutemi që kostoja të mos jetë e përballueshme. Kjo që po ndodh çdo ditë me tufat e shekullit të kaluar, që mblidhen me bori, e dy gishta do të sjellë rritjen e numrit të infektimeve dhe kjo është e pashmangshme”, tha Rama.

Kryeministri ka risjellë në vëmendje edhe një herë bllokimin e Rinasit. Ai shprehet se: “Ishin llogari të bëra dhe ne ishim të përgatitur për të vënë një plan rezervë. Arritëm të sjellim vaksinat në një kohë rekord, edhe pse na u krijua një ngërç me kompaninë që donte ti çonte në një shtet tjetër”

“Duhet ta rikujtoj që patëm një frenim të vogël në ekzekutimin e planit tonë të ritmit për këto dy ditë, si rezultat i bllokimit absurd, i goditjes së çmendur që ju dha aeroportit të Rinasit, me idenë diabolike të bllokimit të vaksinimit për javë dhe njëkohësisht të nxitjes të dëshpërimit dhe rrëmujave siç është në natyrën dhe çështjen të organizatorëve dhe nxitësve të asaj goditje. Ishin llogari të bëra dhe ne ishim të përgatitur për të vënë një plan rezervë. Arritëm të sjellim vaksinat në një kohë rekord, edhe pse na u krijua një ngërç me kompaninë që donte ti çonte në një shtet tjetër. Ne vazhdojmë dhe plani për gjysmë milionë vaksinime brenda majit vazhdon. Me këtë program ne po godasim hallkat e zinxhirit të infektimit dhe po sigurojmë që sezoni turistik të jetë shumë më i lehtësuar. Do fillojmë me vaksinimin e gjithë stafeve të industrisë hoteliere. Lajmi i mirë është që fasha ulet në +60 në pak ditë, ditën e hënë. Forca, të bëjmë maksimumin të gjithë së bashku, mos harrojmë që procesi vaksinimit ka nevojë për distancimin.”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Vlorës ka sulmuar sërish kreun e shtetit Ilir Meta. Ai tha se Ilir Meta është zyrtarisht kandidatë në Vlorë, nën siglën e partisë së tij politike. Ndërkohë, sipas Ramës, Meta vazhdon takimet me subjekte të OFL-së dhe ish prokurorë dhe e gjyqtarë.

“Presidenti ka.. ose më saktë Ilir Meta është kandidat zyrtar i partisë së tij në Vlorë. S’ka asnjë problem. Ai bën një fushatë skutave, me subjekte të OFL-së i shoqëruar me gjykatës e prokurorë që janë nxjerrë jashtë procesit të vettingut. Ëndërrojnë Revanshin nëpërmjet Saliut dhe Ilirit që qëllimi kryesor të revanshit kanë rimarrjen në duar të drejtësisë dhe r zhytjes së drejtësisë në llumin e së shkuarës”, tha Kryeministri.

Ndërkohë, ministrja Manastirliu tha se së shpejti nis procesi i vaksinimit për fashën 60+.



6 Comments

  1. Te dy ju, ti o kar dhe meta duhet te kallzoheni penalisht. Nese eshte e vertete dhe ja fakton duhet te denohet dhe shkarkohet nga detyra per shkelje te ligjit zgjedhor, nese nuk ja fakton ti duhet te e denohesh per shpifje dhe mashtrim e te shkarkohesh, sa per burgun pret puna se te sigurt e ke deri ne fyt duke fillu nga mrapa.

  2. Qr, ve president nje kryetar partie aktive familjare dhe pret te jete i paanshem. Meta president eshte pergjegjesi,deshtim dhe pafytyresi e jotja. Saliu ishte si ishte, po nuk pranoi ta bente president edhe pse ne loje ishte pushteti i tij. Kjo tregon cfare niveli papergjegjshmerie ke ti ne raport me shtetin. E vetmja gje qe mungon tek kriteret e kushtetutes per Presidentin eshte fotoja ilustruese e Metes me kryq.

  3. Jam i mendimit qe Partia komuniste socialiste Rilindje te ndeshkohet me vota dhe te shpallet e jashtligjshme. Kjo parti eshte provuar te jete nje parti anti-shqiptare perçarese sunduese,diktatoriale dhe eshte vazhdimesia e partise te punes. Po te vini re me kujdes ne sektin e Rilindjes kemi te gjithe llumin anti-shqiptar greko-vlleho ortodoks duke filluar me Spiropallen e skenderbeut,Pelesh preshet,Gjush Dakot,Majkot,Çomot,Bozot,Damian Guru Gjiknuret etc,etc dhe qershia mbi torte cigano vllehu arumun Ramut kokaina. Eshte kjo nje koiçidence apo rastesi?
    E keqja me e madhe e ketij vendi eshte se ne kemi zgjedhur personat e gabuar te na qeverisin. Ne te ardhmen duhet te bejme kujdes qe ata qe duhet te na qeverisin te kalojne neper filtra duke ju pare me pare backgroundin e tyre. Pakicave kombetare qe nuk perfaqesojne shumicen nuk duhet ti jepet liri te pakufizuar.

  4. Ke shkare pak si shume shoku.Meta ka kusuret etijpor eshteburre,kurse ti s’je as mish as peshk,njeri pa dinjitet dhe simbol i vedeve me te keqia te njeriut. Ben mire te pushosh ne opozite para se te kalosh ne qeli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *