• |
ide | kryesore

Shteti europian merr masën e pazakontë për sezonin turistik, maskat do të mbahen edhe brenda në det

-Instant, Lajme, Të fundit



Spanja e ka nisur sezonin veror për këtë vit, ndonëse e goditur më fortë se kurrë në sektorin jetik të saj, turizmin. Fillimi i pranverës riktheu temperaturat e larta me mot të ngrohtë, mjaftueshëm sa për të shijuar detin, kryesisht në fundjavë. Por nëse vitet e shkuara, Spanja priste turistët e para që në muajin mars, kryesisht pushuesit britanikë, pandemia koronavirus, duket se ka lënë pasojat e saj nga një vit më parë.

Bregdeti i Majorkës është bosh, shumë larg pamjes së zakonshme me turistë, zhurmë, festa e jahte luksoze në portet e tij. Zakonisht, në muajin prill, janë thuajse 2 milionë britanikë e 1.4 milionë turistë gjermanë, që vizitojnë ishujt e Majorkas por as gjysma e tyre nuk kanë udhëtuar këtë vit drejt Spanjës, pavarësisht heqjes së karantinës së detyruar gjatë udhëtimit nga një shtet në tjetrin.

Numri i vizitorëve të huaj në Spanjë ra në 19 milionë në total gjatë vitit 2020, niveli më i ulët që nga viti 1969, ndërsa kontributi i kësaj industrie në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit kapërceu në 4%, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i të dhënave, shumë larg 12% kontribut në vitin 2019.



2 Comments

  1. Kesaj i thone te tallesh “erin”, me miletin, po u lag lecka, per cfare sherben pastaj?!
    Per te qene me te sigurte urdheroni “qepjen kirurgjikale”, te gojeve, hundeve, syve te miletit, cfare butafonie?!

  2. Do mbulojne fytyren por do zbulojne bythen. Mire jua bejne popujve qe po i binden perversitetit te nje sektoi te rrezikshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *