• |
ide | kryesore

Tjetër humbje në radhët e Policisë së shtetit, Covid-19 i merr jetën kryekomisarit

-Instant, Lajme, Të fundit

Një tjetër oficer nga uniformat blu shuhet si pasojë e koronavirusit.Bëhet me dije se kryekomisar Bedri Dani ka humbur betejën me Covid 19. Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim.


“Me dhimbje morëm lajmin për largimin përfundimtar nga kjo jetë të kolegut tonë, Kryekomisar Bedri Dani, si pasojë e këtij virusi vdekjeprurës që ka mbërthyer një botë të tërë. Shprehim nderimet tona për gjithë kontributin e tij të vyer në shërbim të komunitetit dhe vendit në radhët e Policisë së Shtetit, në të gjitha nivelet deri në ato drejtuese.” thuhet në postim.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu