• |
ide | kryesore

Video/ Tirana ndalet në Korçë mes polemikave për penallti e gol të anulluar: Kukësi fitore pas 7 ndeshjesh

-Instant, F1, Sport, Video



Tirana ndalon atëherë kur nuk duhej e Kukësi fiton në ndeshje që nuk mund ta gabonte. Kjo është pasqyra e dy ndeshjeve të para të javës së 27 të Superiores, në pritja natyrisht të asaj më të rëndësishme për kreun që do të luhet në Lac në orën 16.00.

SKËNDERBEU – TIRANA 0-0
Rikuperimi spektakolar i Tiranës së Orges Shehit ka marrë një frenim të fortë aty ku tekniku nuk do të donte, në shtëpinë e tij të vjetër, në Korcë përballë Skënderbeut, në një ndeshje të luftuar e që është mbyllur mes polemikave për shkak të vendimeve arbitrare. Vetëm 5 pikë larg kreut Tirana e kishte të qartë se cfarë ndeshje duhet të bënte, por pavarësisht dominimit, me shumë raste të krijuara dhe asnjë të finalizuar, në fund u prodhua një rezultat që nuk la të kënaqur askënd. Ekzaktësisht kështu sepse, me korcarët që përpiqen të kapin një mbijetesë të komplikuar, goli i anulluar Elvi Berishës në minutën e 40, për pozicion jashtë loje, nervozoi të besuarit e Memellit që protestuan fort, natyrisht pa fituar asgjë. Në pjesën e dytë është radha e bardhebluve të ishin të pakënaqur. Skuadra e Shehit e luajti gjithë ndeshjen në gjysmëfushën kundërshtare, duke reklamuar dy pretendime për penallti, me Torassa e Kale, që arbitri Laver Alla, nuk i gjykoi të tilla. Më këtë barazim, Tirana shkon në kuotën e 42 pikëve, dhe renditen në vendin e 5, ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e 9 me 23 pikë, 3 më pak se Bylisi i vendit të tetë, që duhet ende të luajë.

KASTRIOTI – KUKËSI 0-3
Pas shtatë rezultatesh radhazi pa fitore, Kukësi triumfon 0-3 kundër Kastrioti në ndeshjen që rrezikonte ta përfshinte në një garë mbijetese të pamenduar. Josa e kishte të qartë se nuk mund të lejonte parakalimin e krutanëve dhe afrimin e mundshëm të Bylis tre pikë larg dhe ndoshta ky ishte motivimi më i mirë për Blutë. Një sfidë e luftuar nga të dyja kampet, me verilindorët që i shfrytëzuan të gjitha mundësitë që iu paraqitën. Dygolëshi i Eze hapi, jo vetëm rrugën e fitores, por e bëri sulmuesin protagonistin absolut, përpara se Bruno Lulaj të mbyllte llogaritë me skuadrën e Ndreut. Shumë diferencë në kualitete mes dy formacioneve, që legjitimojnë në këtë mënyrë vendin e 6 në kuotën e 35 pikëve për Kukësin e Josës, ndërsa Kastrioti klasifikohet në vendin e 7 në kuotën e 30 pikëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *