• |
ide | kryesore

Video/ Tre gola, katër shtylla e një karton të kuq: Real fiton Klasiken e shiut, Barca traversë në shtesë

-Instant, F1, Sport, Video



Real Madrid mposht 2-1 Barcelonën në ‘Clasico’ e arrin vendin e parë në la Liga, duke barazuar momentalisht Atleticon. Blancos në avantazh me Benzema (goditje me takë) në të 13’, dyfishuan me Kroos në të 28’. Barça ngushtoi diferencën në të 60 me Mingueza, por Real rezistoi nën shi në një finale vibruese, të karakterizuar nga kartoni i kuq i Casemiros në të 90’ e nga traversa e Moriba në të 94′.

U luajt pa tifozë në tribuna, në një stadium që nuk është Bernabeu dhe nën një shi të pandërprerë: pavarësisht kësaj, ‘El Clasico’ nuk tradhton aspak pritshmëritë dhe u jep tifozëve të futbollit një shfaqje emocionuese nga minuta e parë deri në minutën e fundit, me Real Madridin që feston në fund, duke arritur edhe kreun e Ligës së pushtuar nga kushërinjtë e Atleticos, por edhe me një Barcelonë që, megjithëse doli e mundur nga stadiumi Di Stefano, mbetet e vetëdijshme për potencialin e saj dhe nuk është fare jashtë luftës për titullin.

Blaugrana e nisën mirë ndeshjen, por madrilenët goditën në rastin e parë: është minuta e 13′ kur Valverde vrapoi i pakontrastuar për tridhjetë metra dhe i shërbeu Lucas Vazquez, një top që e krosoi në qendër të zonës për të ekzaltuar aftësitë fantastike golashënuese të Karim Benzema, që me një goditje me takë mposhti Ter Stegen. Në krahët e entuziazmit, Real dyfishoi me ndihmën e fatit në minutën e 28-të: goditja e lirë në hyrje të zonës e Toni Kroos u devijua dy herë përpara se të përfundojë në rrjetë. Barça në vështirësi dhe në minutën e 34 shpëton për një fije: Valverde goditi shtyllën. Barcelona në fund të pjesës së parë të paktën barazon trarët me traversën e Messi direkt nga goditja e këndit.

Në fillim të pjesës së dytë presioni bëhet më i fortë dhe në minutën e 60 vjen goli që rihapi ndeshjen: krosimi i Jordi Alba, filtër i Griezmann dhe përfundimi, jo i bukur por shumë efektive, nga Oscar Mingueza. Shiu u bë më i fortë, por loja mbeti jashtëzakonisht e gjallë deri në fund. Shtylla e dytë e Real është një mundësi autogoli i Araujo, në tentativë për të bllokuar Vinicus. Gjërat bëhet elektrizuese në fund: në të 90′ Casemiro lë Realin me dhjetë lojtar për kartonin e dytë të verdhë brenda një minute dhe Barça provoi gjithçka për gjithçka. Aksioni i fundit solli në sulm edhe ter Stegen, por topi mbërriti tek Ilaix Moriba, i cili goditi traversën disa sekonda para bilbilit të trefishtë. Përfundoi me suksesin e Realit, tani i pari me 66 pikë së bashku me Atletico (i angazhuar të Dielën kundër Betis). Barça humbet mundësinë e parakalimit por mbetet në kuotën 65 pikë: lufta për La Ligën është akoma shumë e hapur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *