• |
ide | kryesore

Pse këtë herë duhet votuar numri 13

-Instant, 2, 2018, Ide

Para tri ditesh isha te zyrat e qendres se re te VV ne rrugen Hoxha Tahsim, dhe gjeta te njejten atmosfere si 1 vit me pare kur isha ne Prishtine per te takuar miq e aktiviste, nje pjese qe prej periudhes universitare.
Gjeta aktiviste qe vrapojne, atmosfere te ndezur, te rinj nga Gjilani, Ferizaj, e gjithe Kosova, te angazhuar me mish e shpirt ne fushate tek i sheh qe marshojne ne çdo lagje te Tiranes dhe neper qendra te tjera te qarkut.
Miq te mite qe i kane takuar ne rruge, u ka bere pershtypje komunikimi i tyre, ata nuk e dine qe aktivistet e VV jane te stervitur ne terren, kane formim politik, dhe mbi te gjitha kane perkatesine shume te forte qe ua thjeshton komunikimin.
Po e bej kete postim, jo per te rishprehur mbeshtjetjen time per ata aktiviste politike qe kane zgjedhur mes gjithe pengesave te kandidojne si te pavarur ne nje sistem e kod zgjedhor qe eshte komplet armiqesor me ta, po per te hedhur poshte gjithe ata qe nga pozitat komode, shpesh dhe cinike, apo dhe nga ankthi i qendrimit te Rames akoma ne pushtet, shprehin dyshim per mbeshtetjen e kandidateve te pavarur, Boikenit ne Tirane, Iljazit ne Lezhe, Nikut ne Gjirokaster dhe Elton Debreshit ne Diber.
Ju ngaterroni aktiviste prej dekadash me puçrra qe shperthejne para zgjedhjeve, ngaterroni aksione politike me profile te qarta dhe kumt, me ca konkurente X Factor qe duan te ngjajne mire para jurise, ne kete rast pushtetit.
Ngaterroni ata qe kane nje program politik dhe qe eshte perqafuar nga qindra mijera tanime nder treva, me ca qe lajne hesapet personale me njeri-tjetrin e ndonje dhe hesapet e bankes.
Çfare prisni ju, qe t’ju vije pakete zgjidhja, si dhe kur e doni ju?!
Do ju ftoja vetem te konsultonit sipas mundesive, vetem njeren prej teoricieneve me te ndritura qe njoh, Elizabeth Noelle-Neuman, me persiatjen e saj per formimin e opinionit publik.,e dini se çfare thote ajo?
Ne teorine e saj te “Spirales se Heshtjes”, ajo thote qe njerezit kane frike te thyejne mendimin konformist qe mund te dominoje ne nje moment te caktuar, per t’u bashkuar me nje ide alternative, kundershtuese, me nje kunderdiskurs, sepse mendojne qe nuk eshte momenti, por me kete logjike njerezimi ne tere ekzistencen e vet do kish mbetur ne vend, e me keq akoma ne diktature – e jo, mos mendoni ne diktaturen e dhunes, shume me keq, ne diktaturen e konsesusit – ku ta gjesh dhunen..ku ka dhune tregon se ka dhe rezistence.
Ndaj duhet pare perspektiva.
Vota eshte si enzima qe mund ta pershpejtoje nje levizje qe ka nisur e i ka rrenjet e thella nga ka buruar, e gjithe çeshtja nuk jane votimet, por çfare ndodh me ate vullnet qe ju keni shprehur pas dites se votimit.
Sinqerisht t’ju pyes, me verte mendoni se Shqiperia do te shpetoje me nje rotacion, te cilin sigurisht qe e mbeshtes, po nuk mendoj se ka per te sjelle ndryshimin thelbesor qe te gjithe presim.
A mendoni se do shkoje dikush ne burg pas rotacionit, sinqerisht?
A mendoni se do te marre fund oligarkia dhe shqyerja e pasurive kombetare me rotacionin, sinqerisht?
A mendoni se do mbaroje betonizimi dhe perdhunimi i çdo centimetri te hapesires sone te perbashket me rotacionin, sinqerisht?
A mendoni se do shpetoje bregdeti me rotacionin,.sinqerisht?
Po kazma ndaj trashegimise? Po emigracioni?
E keni idene se çfare fuqie ka nje 1 kandidat i pavarur i mbeshtetur nga levizje mirfilltazi te rrenjes, krahasuar me 70 qe nuk duan te merzitet kryetari?
E keni idene se çdo te thote 4 deputete te lire ne Kuvend?
Po sikur neser shumicen per te votuar qeverine e re ta prodhojne ata?
Edhe nga ana pragmatike, opozites duhet t’i interesoje qe kandidatet e pavarur te ecin, nese flet gjithe kohes per front opozitar, se nese nuk do, atehere nuk eshte anti-rame, por pas-rame..
Ka nje pjese te elektoratit qe nuk do t’i votonte kurre, me mire me frontin opozitar, apo me mire te shfryjne ne shtepi?
Me kete dua t’u drejtohem dhe shume miqve me bindje prej verteti te majta, te votosh Ramen sot, eshte njelloj si te votosh Erdoganin apo Putinin, absolutisht asnje ndryshim ne koncept, te programi i VV dhe te retorika e Eltonit, me ne fund do gjeni artikulim politik qe kerkojne zgjidhje bazuar ne nuanca te qarta te social-demokracise..
Thene keto, historia jane levizjet e reja, gervishtja ne ndjeshmerine publike qe sjellin, idete shkundese, e mundshmja, ndryshimi i pritur, i aspiruar, jo rotacioni te i njejti aks, me te njejtet zare te kushinetes.
Nuk ju kushton asgje te konsultoni propozimet kurajoze te levizjeve te rrenjes, qe kerkojne ndryshim prej rrenjes.


Marrë nga Facebok i autorit Ervin Goci


13 Comments

    1. VV eshte ende e paprovuar si parti socialdemokrate ne thelb.

      kini paraysh qe duke qene ne dukje etatiste nacionaliste do mblidhen shume felliqesira , pra jo patriotike por nacionaliste me kot , si shume injorante te tjere edhe televiz, edhe me shkolle edhe pa shkolle

      dhe duke qene e majte , duke fryre shtetin me kompani SHA etj do fillojen abuzimet , do taksohemi me shume…..

      ishalla e le tek arsimi dhe shendetesia, komanite e tjera shteterore jane te dyshimta per kapacitet njerezore dhe isntiktet hajduterore te shqiptarit

      duhet stad moral social ekonomik ligjor qe mungon per taksim me te madh , dhe shteti te jete jo vetem rregullator por edhe solidar dhe social….

      si gjys eksperimenti eshte VV ,

      sa per kandidatet e VV ne shqiperi ane vetem ndarje hajduterie me vellezerit e tyre socilasite, pasi jane jo vetem te majte ne ideologji por edhe ne prejardhje familje , etj etj etj

      ca ka thene Bojken Abazi per te perndjeruti he per ish pronaret ,

      ca mendimi ka per ish siguriat dhe reformen ne drejtesi

      cilet jane prioritet ???

      te flasesh kunder rames eshte e shume e lehte, ka shume zullume….

    2. PYETJA QE ÇDO POLITIKAN DHE ÇDO SHQIPTAR DUHET TI BEJE VETES,ÇFAR DESHIRONI,DHE ÇFAR PO JU PRET, thotë:

      KUR POLITIKANET BEHEN TE PADREJT,ME POPULLIN DHE POPULLI ME NJERI TJETRIN ,ÇFAR PRITET TE NDOLL,DUHET TUA KUJTOJME QE TE MOS ZHGENJEHENI NE MENYR TE NDERSJELLT,DIHET QE SEJÇILI NGA NE DON TE DREJTEN HAKUN PER VETE DHE NUK PRANON PADREJTESI TI BEHET,KETU JEMI TE BARABART TE GJITH,KU NDRYSHOJM ,TEK EGOJA,ANGAZHIMI,JA DUAM TE MIREN VETES ,VLERAT,NDERSA VEPROJME ANTIVLERAT,PADREJTESI NDAJ TJEREVE,QE MBETEMI PENG TE SAJ PER DHOGARI NDESHKIM,,,NDESA NDESHKIMIN NUK NA PRANON SHPIRTI NDERGJEGJA,KY ESHTE PROBLEMI DHE SFIDA JON,E PADEPERTUESHME PASFIDUESHME,SEPSE KEMI TE BEJME ME ZOTIN E MALLERISHEM KRIJESAT E TIJE LIGJET E TIJE PERÇAKTIMIN E TIJE,VULLNETIN E TIJE,TE DREJTEN HAKUN PESHOREN MALLESHTORE TE TIJE,TE DREJTE PAGABUESHME PAÇENUESHME,DHE KY SOT ESHTE PROBLEMI GJITHEVE,QE ,QARTESIJA GJALLERIJA ZGJILLJA SIGURIJA SHPRESA SHPETIMI, NUK NA VJEN NDRYSHE ,VETEM SE SIPAS TE VERTETES,ME MASUESIT E SAJ,TASHME SHUM PREJ NJEREZVE ,ZOTIN NUK DUAN TA NJOHIN DEGJOJNE NENSHTROHEN SI KRIJUESI GJITHÇKAJE ,TE DEGJOJNE KESHILLAT E PASUESVE TE VERTETES ,SHENÇES,JU PELQEN VETJA ,EGOJA PER PUSHTET PARA ,MBETET PER TJU THENE,PRISNI ,DHE TE SHOHIM KUSH DO JET FITUESE,JU ME MASHTRIME PADREJTESI NDAJ POPULLIT ,DHE POPULLI NDAJ NJERI TJETRIT,NE GAR TE GJITH ,KUNDER NJERI TJETRIT,APO ZOTI MALLERISHEM NE DOREN E TE ÇILIT NDOLLET GJITHÇKA QE NEVE KEMI NEVOJ,KURSE NE SI NJEREZ,JEMI KRIJESE E DOBET DHE KEMI NEVOJ PER GJITHÇKA NE EKZISTENÇEN TONE,NE NUK MUND TE MBAJME FRYMEN E FUNDIT ,NE TRUPAT TON NUK NDALIM DOT VDEKJEN JO ME TE KRIJOJM ZGJILLJE PER PROBLEMET QE KEMI,NA MJAFTON KAQ,PER TE KUPTUAR SE JEMI KRIJESA ,DHE JEMI NJE HIÇ,PERPARA KRIJUESIT BOTNAVE,QE NE POPULL DHE NJERI TJETRIN ,PARAQITEMI DUKE LUJT ROLIN E ZOTIT MALLERISHEM NE TOKE,,ME TE TILLA FUSHATA POLITIKA LIGJE VEPRIME DO BEJME KTHEJME,DUKE MASHTRUAR DHE VETMASHTRUAR NJERI TJETRIN,E PER ÇFAR PER PUSHTET PARA,,KJO ESHTE HUMBJE MALLE,PER GJITH ATO QE NDJEKIN RRUG TE TILL TE PAVERTET,PER ATO QE PAJTOHEN ME JU DHE ATO QE E DIN TE VERTETEN DHE HESHTIN PERBALL JUSH,DUHET TA DIMI MIRE,SE ZOTI MALLERISHEM PER PASUESIT E VEPRIMEVE TE PADREJTA,KA PERÇAR DHE GARANTUAR NDESHKIM TE PAÇMANGESHEM DHE TE DHIMBESHEM,ESHTE NE DOBIN E SEJÇILIT NGA NE,NDRYSHIMI,PER MIR,DHE NDRYSHIMI VJEN DUKE LLOGARITUR VETEN NE PASQYREN E TE VERTETES,PERPARA SE TE NA LLOGARISIN I MALLI ZOT ME PENDIM KTHIM HAKU NJERZVE MARRJE HALLALLI ,TOLERANÇ,FALJE,KRYERJE OBLIGIMESH DHE ANGAZHIM,NE MENDIME FJAL VEPRA SI THOT I MALLI ZOT,VETEM KESHTU VJEN NDRYSHIMI PER MIRE PER TE GJITH ASHTU SIÇ,JA KA QEFI SEJÇILIT PER VETEN E VET,PERSE VLEN KY KOMENT QE NJE DIT KUR,TE DALIM PERPARA TE MALLIT ZOT,QE,KJO KESHILLE TU BEHET ARGUMENT KUNDER JUSH QE E VERTETA JU ESHTE THENE KOH PAS KOHE,NGA GJITHA NIVELET SHOQERORE DHE VEPRAT TUAJA,I KENI BERE JO NGA PADITURIJA POR ME BINDJE TE PLOTE,KY ESHTE HAKU DITURIS QE SJU KA MUNGUAR,PER ASNJE MOMENT,NGADO NGA ,ZOTI DHE NJERZIT,POR NJEKOHESISHT ME SHPRESE QE TU NXITET NDJENJA E LLEMBSHURIS NDAJ VETES SUAJ,PER DOBIN E SHPIRTIT TUAJ SHPETIMIN TUAJ,DHE NDRYSHONI NE DOBIN TUAJ DUKE U LARGUAR NGA GJITHÇKA QE ZOTI BOTNAVE KA NDALUAR TA VEPRONI,SHPRESOJ SE PERDERI SA E DONI VETEN ,DO TE BINDENI ,DHE PRANONI SE NE TE VERTETE PER TE MOS U ZHGENJYER DUHET DASHUR DHE PER TRJERET ASHTU SI PER VETEN ,QE VETJA JUAJ TE SHPETOJE,KUJDESNI HAKUN HAKUN ,HAKUN E GJITHÇKAJE,ME HAK

  1. Jam dakort me gjithçka thua . Jo vetem ndryshime qe nuk do kete por do thellohet akoma me shume varferia , vjedhja dhe emigracioni . Ketu eshte vrare shpresa . Duhen ndryshime katerciperisht ne te gjitha fushat duke filluar me politikanet . Kush mendon se Pd . LSI apo kurva PS do beje ndryshimet atehere nuk quhet thjesht naiv por idiot i kategorise me te rrezikshme .

  2. Pa dyshim qe 3 kandidadet e VV duhen votuar, por gabimi i VV eshte qe kandidoi me vetem 3 kandidate. Duhet te kandidonte ne cdo zone. Kandidate te tjere po aq te mire sa Boiken Abazi, Iljaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani, ka sa te duash. Nje nder to mund te ishte pse jo dhe vete Ervin Goci, qe ka nje super CV,si nga masterat, ashtu dhe nga experienca. Nejse ndoshta ne keto zgjedhje na serviren 3 kandidate per te pare a jane njesoj si te tjeret, dhe ne baze te tyre,e kemi me te lehte te vendosim a ia vlen te votohet VV apo jo

  3. Realisht spektri politik shqiptar ka domosdoshmeri te rinovohet me parti e grupime qe kane qasje ideologjike ose moral politik, sepse sot te ne mbizoteron parti te tipit populist te cilet e kane degjeneruar ne ekstrem politik berjen ne Shqiperi. Une besoj se duhet ti jap nje shans VV se Shqiperise.

    1. Me kete lloj kodi zgjedhor, qe e kane qepur si tu doje bytha ketyre, veshtire te cajne keta te VV! Jo vetem keta, por edhe te tjeret.

  4. Nuk e kuptoj dot perse nuk i kushtojne komunikimit vemendjen qe meriton.

    Pertej dakordesise apo mosdakordesise me permbajtjen, komunikimi eshte mizerabel.

    Alternativat me propozime me pak te forta apo me pak konkurruese, si p.sh. PS-ja (sipas VV-se) ne kete rast, arrijne te fitojne edhe kur e kane gabim, pasi jane me efikase gjate gjithe zinxhirit te menaxhimit te procesit zgjedhor, sidomos ne komunikim.

    Rama mund te jete Erdogan sa te duash, por arrin te komunikoje me efikasitet ne cdo nivel, kurse ju jeni akoma ne mesjete (ne komunikim).

  5. Cfare don VV ne Shqiperi?
    Ka faj gjykata qe e ka rregjistruar.Cfare do Albini qe fut hundet ne Shqiperi si rama ne Kosove?

    Apo i duket vetja si CheGuivara?

    Revolucioni komunisto-sorosian nuk ka kufinj!
    Shume larg po shkojne keto te rinj, gjoja te shkolluar, e ne heshtim., si dikur kur intelektuslet e medgenj nenvlehtesonin komunistet e carfer e te palare, por qe deshmuan qe ishin super te rrezokshem e kriminele me rendiment te larte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu