• |
ide | kryesore

Arsyeja pse ndjekësit i kërkojnë Lana Del Rey të fshijë postimin për Princ Philip

-Instant, Paparazzi, Slider



Më 9 maj, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth, Princi Philip, ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga Pallati Mbretëror në një deklaratë zyrtare për mediat.“Me hidhërim të thellë, Madhëria e saj Mbretëresha njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut.Lartësia e Tij ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Windsor.Familja Mbretërore bashkohet me njerëz në të gjithë botën për të mbajtur zi për humbjen e tij.Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në momentin e duhur”, thuhej në deklaratë.Menjëherë pas lajmit shumë personazhe publikë kanë shprehur ngushëllimet e tyre, ndër to edhe këngëtarja Lana Del Rey.Përmes rrjetit të saj social,Instagram,këngëtarja ka postuar një foto të princit dhe mbretëreshës kur ishin ende të rinj, dhe ka zbuluar se ishte fanse e dashurisë së tyre.Mirëpo ky postim nuk është pritur mirë nga fansat e saj të cilët i kanë kërkuar të fshijë fotot e ciftit mbretëror.Ata kanë shkruar në komente se Mbretëresha Elizabeth dhe Princ Philip kanë lidhje gjaku me njëri tjetrin pasi janë stër-stër-nipat e Mbretëreshës Victoria.

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *