• |
ide | kryesore

Banorët e Mirditës protestë kundër ndërtimit të HEC-it në Thirrë, 33 persona në polici

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërtimi i një hidrocentrali dhe një fabrikë uji në fshatin Thirr të Mirditës ka shkaktuar një protestë nga banorët e zonës të cilët akuzojnë për vjedhje të pasurisë së përbashkët.

Banoret e zonës shprehen se kompania private e ndihmuar nga pushtetarët lokal ka shkelur ligjin duke shmangur konsultimin me qytetarët dhe pëlqimin e tyre gjë e cila nuk ka ndodhur.

Në mbështetje të banorëve erdhën dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nga Kosova të cilët ujin e konsideruan si pronë të përbashkët të këtyre banorëve.

Me tej banorët e Thirrës zbritën dhe në Rrugën e Kombit, ku përkundër rezistencës së Policisë dhe pa lejen e miratuar prej saj bllokuan për disa çaste rrugën duke paralajmëruar se ky ishte vetëm fillimi.

Prej dy vitesh banoret e Thirrës kanë kundërshtuar investimin që pritet të thajë tokat e tyre bujqësore duke shkaktuar dëme kolosale për zonën, por siç shprehen dhe vetë ata, e gjitha ka rënë në vesh të shurdhër duke bërë që ata të shkojnë drejt protestës.

Pak orë pas protestës së banorëve të Mirditës kundër ndërtimit të HEC-it në Thirrë, policia ka shoqëruar 33 persona, aktivistë dhe banorë të zonës. Mes të shoqëruarve është dhe gazetari Preng Gjikola.

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për deputet i kësaj force janë mbledhur në protestë para Drejtorisë së Policisë Lezhë duke kërkuar lirimin e tyre.



1 Comment

  1. Une jam plotesisht qe Levizja Vetevendosje -Qendra Shqiperii te kandidoje ne zgjedhlet ne Shqiperi,ashtu sic edhe PS,PD,LSI te kandidojne ne Kosove, por qe Levizja VV ne Kosove e drejtuar nga Kurti dhe VV Qendra Shqiperi,e drejtuar nga Boiken Abazi, te jene parti simotra, qe mbeshtesin njera tjetren me keshilla, thirrje publike per te votuar njeren apo tjetren, ne zgjedhjet perkatese, por jam kategorisht kunder qe deputete te VV nga Kosova te marrin pjese ne nje proteste kunder HEC ne Mirdite, me gjithe qellimin e mire te tyre. Kjo vetem do i prishte pune LVV -Qendra Shqiperi, do i rriste pike Rames, si dhe do dukej si nderhyrje ne punet e brendshme, e qe do kishte percarje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *