• |
ide | kryesore

Basha: Arsimi DUAL, shpëtim për të rinjtë e shkolluar dhe të papunë

Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në turin e takimeve në qytetin e Elbasanit, ka zhvilluar një bashkëbisedim dhe me të rinj të këtij qyteti.


Ato thonë se problematiket e shumta të cilat janë kthyer në shkakun e largimit të të rinjve, shihen edhe tek studentët të cilët kanë studiuar në universitete europiane dhe që nuk kanë mundur gjejnë një vend pune. Ata vlerësojnë programin e Partisë Demokratike, si të vetmen shpresë për t’u kthyer të ardhmen në Shqipëri.


Basha tha se arsimi DUAL është shpëtim për të rinjtë e shkolluar dhe të papunë. Sipas kreut të PD, qeveria ka dështuar me rininë, teksa theksoi se plani i PD ka në fokus ekonominë dhe rininë.

“Unë jam Fatjon Doku, jam diplomuar në Angli dhe prej mëse 2 vitesh jam rikthyer në Shqipëri për të dhënë kontributin tim dhe për të filluar të jetoj në Shqipërinë tonë. Papunësia sigurisht që ka qenë një nga gjërat e para që kam vënë re, por kam kuptuar që papunësia është një pasojë dhe nuk është shkaku. Shkaku është një mori vendimesh të gabuara sidomos në dy mandatet e fundit që kanë çuar dhënë largimin e rinisë nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian. Unë e kam parë dhe programin tuaj për masat lehtësuese që do i jepni biznesit dhe individëve të punësuar ose ose të vetëpunësuar” – u shpreh Fatjon Doku.

 

 

“Duke qenë se fillimisht u përballa me një realitet që rëndomtë e dimë se s ndodh në Shqipëri, kushtet, paga si dhe sistemi në të cilin jam mësuar pasi kam mbaruar një universitet Italian normalisht këtu nuk ishin të përshtatshme. Kam mbaruar në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe në Universitetin “Interegrada”. Kushtet më bënë që të shkoj në një klinikë private, spital privat më saktë. Por që më pas na pret pjesa e specializimit, që besoj ju e dini se si ndodh rëndom këtu në Shqipëri. Unë jam një nga ata mjekë që them që do iki në të parin rast që do më jepet për vetë faktin se, normalisht, e dimë se si ndodhemi. Nuk e di cilat janë politikat tuaja të cilat konsistojnë për mjekët, besoj se flas në emër të gjithë mjekëve shqiptarë dhe kushtet të cilat ju na ofroni dhe qeveria juaj” – u shpreh një nga të rinjtë.

Basha tha se largimi i të rinjve është sfida me të cilën Partia Demokratike ka hartimin e programit që ka në qendër ekonominë dhe rininë. Ai shpjegoi se ky plan parashikon trajnimin DUAL për përgatitjen profesionale të studentëve, stazhe të paguara nga qeveria për 10 mijë student dhe ofrimi falas i 5 gjuhëve të huaja, janë vetëm disa nga hapat që do t’u mundësoj punësim me paga dinjitoze.

“Është e pa pranueshme që emigracioni të rinjve të vendit tim të jetë 12 herë me lartë sesa e një vendi fqinj, sepse kjo tregon se qeveria e vendit tim ka 8 vite që nuk bën detyrat. Përkundrazi dështon në çdo rrafsh dhe në asnjë rrafsh më shumë sesa me rininë. Kjo është edhe sfida me të cilin kemi nisur hartimin e programit tonë që ka në qendër ekonominë dhe rininë. Kur flasim për rininë, kemi parasysh arsimin dhe punësimin e rinisë. Programi ynë ka zgjidhje konkrete dhe të realizueshme, jo tullumbace elektorale. Shumicën e këtyre zgjidhjeve faktikisht i kemi hartuar jo vetëm duke u dëgjuar ju, por edhe duke marrë vendimin tuaj. Sigurisht duke u mbështetur në kapacitete dhe potencialin real të rinisë në mundësitë reale të Shqipërisë dhe një mundësi tjetër që se kemi shfrytëzuar fare këto 8 vite, që është ndihma nga Bashkimi Europian në çdo fushë të jetës, në ekonomi, e në veçanti në rini”, tha kreu i PD.

Sipas Bashës, kur qeveria shqiptare që do të dalë nga vota e 25 prillit të vendosë një euro në funksion të një prioriteti. “Fjala bie rinia, të jenë të sigurt që BE-ja do të vendos të paktën një, ndoshta dy dhe kështu së bashku do të konvergojmë interesat e Shqipërisë, të familjeve shqiptare, interesat tuaja që janë edhe interesat e mia dhe të qeverisë së ardhshme me interesat e Bashkimit Europian dhe do të bëjmë të mundur të kapërcejmë këtë ëndërr të keqe që ju mundon prej 8 vitesh. Ky është një nga prioritetet tona tek reforma të arsim. Së pari, ta kalojmë arsimin e lartë në një praktikë shumë të suksesshme për Europën që sot po e adopton edhe rajoni, po e adopton edhe Maqedonia, po e adopton edhe Kosova, edhe Serbia. E kam fjalën për trajtimin DUAL. E thënë më thjeshtë vendin që do të zërë një universitet ne përgatitjen profesionale qoftë për juristët, qoftë për inxhinierët e ndërtimit, qoftë për mjekët, qoftë për teknologjinë e informacionit. Praktika. Sa kohë do të harxhoni me teorinë, sa kohë do të harxhoni me praktikën. Kjo qasje e re europiane që tashmë është edhe në rajon shkon deri në një ndarje gjysmë për gjysmë të kohës së studentit, pra edhe të pedagogut. Por kjo do të thotë që duhet investuar në universitetet tona, duhet investim në infrastrukturë, duhet investim në përgatitjen e pedagogëve, trajnimin e tyre dhe për këtë ne kemi hedhur hapa konkretë. Jo vetëm kemi bërë planifikimet e duhura por jemi vendosur në kontakt me Aleancën Europiane të Universiteteve”, deklaroi Basha.

“Jemi vendosur në kontakt me Komisionin Europian të cilët përkrahin plotësisht programin tonë që universitete e Shqipërisë të aplikojnë këtë metodë të trajnimit DUAL. Kjo do t’ju përgatisë më mirë për tregun e punës. Vetë praktika gjatë universitetit dhe më pas praktika pas përfundimit të studimeve ju jep mundësinë për një kontakt të përhershëm me sektorin privat. Sikundër i jep mundësinë sektorit privat të evidentojë aftësitë e njerëzve që do të punësojë. Në fund të studimeve 10 mijë studentë çdo vit do të kenë një stazh të paguar nga shteti në masën 30 mijë lekë në muaj për një periudhë 12 mujore. Edhe kjo bёhet nё funksion tё ndërtimit tё njё ure nga auditorët tek tregu i punës. Pёr kёtё na duhet auditor, apo le tё themi universitete tё cilat tё janë tё mirёtrajnuara nё kёtё praktik, pra, qё tё na ofrojnë praktikën krahas teorisë, por na duhet dhe tregu i punës. Tregu i punës nuk vjen me urdhër kryeministri”, tha ai.

“Tregu i punës vjen kur ke krijuar kushtet si pёr investitorët vendas dhe tё investitorëve tё huaj. Prandaj ёshtё e rёndёsishёm paketa fiskale qё diskutuam përpara se me paketën aktuale nuk ka pse tё vij asnjё investitor këtu. Madje po shkojnë investitor nga Shqipёria nё Maqedoni. Edhe nё fushën e ndërtimit, edhe nё Mal tё zi. Po pse do tё vij këtu kur taksën e ka 15%, kur tatim fitimin e ka 15% kur atje e ka 9%. Pse duhet tё vij këtu kur naftën e ka tё tretё mё tё shtrenjtë nё botё, kur atje e ka pothuajse përgjysmë. Pra, krijimi i kushteve qё investimet tё vijnë nё Shqipëri ёshtё hapi i parё. Nga ana tjetër siç e thash duhet tё gjejmë njerëz tё kualifikuar përpunon qё do tё kryhet. Prandaj ёshtё e rëndësishme qё tё dyja duhet tё ecin paralel edhe paketa fiskale qё na kthen konkurueshmёrinё brenda vendit dhe me vendet e tjera tё rajonit, edhe përgatitja e profesionistëve tё nesërm dhe nё funksion tё dyjave, planet tona janë tё qarta dhe hapat qё kemi hedhur tashmë akoma pa marrё qeverisjen e vendit, flasin vet. Me aleancën Europiane tё universiteteve ne do tё fillojmë nga 1 shtatori tё ofrojmë 5 gjuhë tё huaja tё paguara nga shteti nё Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht. Me tё njëjtën aleancë do tё ofrojmë 20 trajnime profesionale online dhe sё shpejti, dmomethёnё hapi tjetër do tё jetë hapja e njё kampusi tё kombinuar tё pesë apo gjashtë universiteteve këtu në Shqipëri për trajnimin profesional të nivelit të lartë”.

“Nuk do të lëmë pas as trajnimin profesional të nivelit të mesëm, hidraulik, elektricist, marangoz, tornitor, mekanik e të tjerë. Edhe për këtë kemi hedhur hapa konkretë, me institucione dhe korporata evropiane, por jo ama të trajnohen këtu edhe të emigrojnë, si do ta mundësojnë këtë duke mbyllur jo hendekun por oqeanin midis nivelit të pagave dhe standardeve të punës që ekziston sot në Shqipëri në krahasim me ato të vendeve të Bashkimit Evropian. Natyrisht do të kemi edhe instrumente të tjerë, ju përmendët se si do e filloj unë jetën për pesë mijë çifte të reja në vit ne do të ofrojmë mundësinë e subvencionimit 100% të interesave të kredisë kur blen një banesë. Për të gjithë çiftet e reja, për të gjithë familjet shqiptare faktikisht ne do të ofrojmë prej ditës tonë të parë në qeveri bonusin e bebeve që deri në pesë vjeç, muaj për muaj 30 mijë lek të vjetra për të porsalindurit deri në 5 vjeç, e më tej mbështetjen e mëtejshme të familjes shqiptare, sepse pa mbështetur familjen shqiptare na pret një fat shumë rëndë të cilin na e ka parashikuar OKB-ja, Shqipëria do të tkurret në një milionë banorë, do të tkurret në nivelet ku ishte gjatë luftës së dytë botërore. Kjo është një katastrofë kombëtare, vepër e politikës së papërgjegjshme, të cilën ne nuk mund ta pranojmë, nuk do ta pranojmë, do ta luftojmë dhe do ta ndryshojmë fatin e vendit, fatin e familjeve tona duke mbështetur fuqimisht rininë përmes mekanizmave që përmenda më herët dhe shumë të tjerëve që besoj do kemi rastin ti cekim gjatë këtij bashkëbisedimi”, u shpreh Basha.

Kryedemokrati gjithashtu shprehu zotimin se me rritjen e pagave për infermierët dhe përmirësimi i kushteve të punës për mjekët do të bëjë të mundur që ata mos të largohen nga vendi. Ai gjithashtu shpjegoi dhe programin e mbështetjes për sportin.

“Është problem shumë i madh numri i mjekëve dhe infermierëve të cilët po largohen. Po largohen me numrat më të mëdhenj ndonjëherë në 30 vite, ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. Ka një normë që duhen kaq mjekë për kaq mijë banorë. Ne jemi sot 10 herë poshtë asaj norme përsa i takon nivelit europian dhe po i afrohemi realiteteve më të varfra të Afrikës. Jeta dhe shëndeti janë 2 gjëra kryesore dhe janë 2 detyrat kryesore të një qeveri të ndihmojë sigurimin e jetës dhe shëndetit të qytetarëve të vet. Prandaj në 2013 jam i sigurt që shumë qytetarë të Elbasanit, si shumë qytetarë të Shqipërisë u entuziazmuar kur dëgjuan shëndetësinë falas. Ku e kemi shëndetësinë falas në 8 vite pas qeverisjes së Edi Ramës? Në pikjat! Pandemia me të vërtetë është një fenomen botëror, por mënyra se si sistemi shëndetësor ishte i përgatitur për tu përballur me pandeminë tregon dështimin total të kësaj qeverisje me shëndetësinë. Dhe treguesi më i tmerrshëm është largimi i mjekëve dhe i infermierëve , i personelit shëndetësor në tërësi, nga Shqipëria. Arsye kryesore padiskutim janë pagat. Por nuk janë vetëm pagat janë edhe kushtet e punës. Sa marrin mjekët tanë sot? Paga qesharake. Më të ulëtat në rajon . Kosova ka gjysmën e buxhetit të Shqipërisë. Mos e harroni këtë. Kosova ka gjysmën e buxhetit të Shqipërisë dhe prapë se prapë ia del të paguajë mjekë dhe infermierë me shuma të mjaftueshme për të garantuar që mos të jenë në kushte mbijetese, për tu ruajtur dinjitetin dhe mirëqenien minimale familjare. Stabilizimi i këtij procesi vjen me pagat e mjekëve dhe të infermierëve. Ndaj në programin tonë ne kemi parashikuar pagën 1200 euro për mjekët, 950 euro për mjekët specializantë dhe 700 euro për infermierët, në mënyrë që të stabilizojmë, të ndalim largimin masiv të mjekëve.

“Kjo në vetvete nuk mjafton. Hapi i dytë që do të hedhim është do të dyfishojmë kapacitetet për të trajnuar mjekë dhe infermierë përmes hapjes së një fakulteti të ri mjekësor në Tiran apo dyfishimit të aktualit. Unë personalisht një nga zgjidhjet që kanë bërë ekspertët e shëndetësisë preferoj hapjen e një fakulteti tjetër, në mënyrë që numri i mjekëve dhe infermierëve që trajnohen në fakultetet tona të rritet ndjeshëm. Por edhe kjo nuk mjafton. Reforma jonë shëndetësore ka në qendër pacientin shqiptarë. Ata që kanë bërë këto 8 vite Check-up e dhjetëra koncesione të tjera korruptive, faktikisht kanë pasur në qendër të vëmendjes vjedhjen e parave të buxhetit, vjedhjen e parave të sigurimeve shëndetësore dhe futjen e tyre në xhepat e 4.5 njerëzve duke filluar me pushtetarët sigurisht, Se aty nis e keqa dhe aty nis dhe mundësia për ndryshim. Reforma jonë do të ketë në qendër pacientin që do të thotë ne do të investojmë në infrastrukturën shëndetësore, do të investojmë në spitalet publike, në aparaturat e spitaleve publike, në infrastrukturën e spitaleve publike , por po kështu do të mundësojmë një konkurrencë përmes procesit të decentralizimit, të vet administrimit të spitaleve që sot janë të ç’decitralizuara si kurrë më parë. E para do të ketë një buxhet më të lartë për mbështetjen në veçanti të aksesit të të rinjve në sport. Që do të thotë se të gjithë e dimë që të bëhesh sportist i zoti duhet ta fillosh që fëmijë. Investimi në shkollat publike, pra kohës së edukimit fizik, të klasave sportive në shkollat publike dhe po kështu të investimit në ata me të cilët me talentin dhe dëshirën e tyre janë premtues për të qenë sportistë, profesionistë që në moshë të re dhe angazhimi i sektorit privat për të mbështetur sportin, atë që ne e quajmë defiskalizim, që do të thotë që ne do zbresim nga një pjesë e taksave, do t’i quajmë shpenzime, sponsorizohet që i bëhen sportit apo sportistëve, sipas përvojave më të mira europiane dhe kjo do të mundësojë që sportistët, në radhë të parë, mos të humbim pra, traditën e shkëlqyer që ka mbijetuar dhe në kohë shumë të vështira të sportit shqiptar dhe së dyti, t’i mbajmë këtu, të shprehin talentin e tyre”, tha Basha.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu