• |
ide | kryesore

Dalin PAMJET/ Si u ekzekutua gazetari i njohur grek në qendër të Athinës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat greke kanë publikuar pamje nga atentati mafioz që i mori jetën gazetarit të njohur grek George Karaivaz. Gazeta “Protothema” publikoi një video nga kamerat e sigurisë sipas të cilës autorët janë 2 dhe mbërritën me motor përpara shtëpisë së gazetarit 10 minuta para ngjarjes.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë është ndërtuar edhe identikiti i autorëve. Shoferi i motorit është i shkurtër, mban një kokore të bardhë me xham të errët, një xhaketë të zezë, xhinse dhe këpucë. Pasagjeri, i cili është edhe personi që qëlloi mbi gazetarin është më i gjatë në trup, mban veshur pantallona ushtarake blu të errëta, xhaketë me kapuç, këpucë të errëta, kapele të zezë dhe maskë të zezë për koronavirusin.

Ata pritën që gazetari të parkonte makinën dhe sapo zbriti e ekzekutuan. Sipas të njëjtave burime dyshohet se ka pasur edhe një tjetër grup që e ndiqte gazetarin dhe që informoi ekzekutorët për rrugën që ai po ndiqte.

Policia tha se autorët e kanë braktisur motorin e përdorur në krim, por ai ende nuk është gjetur. Nuk përjashtohet mundësia që autorët të mos jenë grekë dhe që të jenë paguar për krimin. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=irT4PLJ2Zxg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *