• |
ide | kryesore

Dolën në protestë për lumin Thirrë/ Futen në burg 33 mirditorë dhe lezhianë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Disa dhjetëra banorë të Thirrës në Mirditë kanë dalë në protestë kundër punimeve për ndërtimin e një hidrocentrali dhe një fabrike uji në zonën e tyre. Banorët që u mblodhën para kantierit të ndërtimit, kundërshtuan projektin që sipas tyre do të shkatërrojë burimet ujore dhe ekosistemin e kësaj zone.

Ata pretenduan se procedurat për lejen e ndërtimit janë kryer në mënyre të fshehtë pa u konsultuar me komunitetin.

Por kreu i Vetëvendosjes Boiken Abazi, që ishte në mbështetje të këtyre protestave tha se aktivistët u arrestuan bashkë me një grup banorësh që ishin në protestë.

“33 qytetarë, mes tyre edhe shumë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, po mbahen tani të arrestuar në Lezhë dhe Rrëshen me urdhër politik nga Edi Rama, sepse kanë mbrojtur sot bashkë me banorët e Mirditës lumin Thirrë nga shkatërrimi përmes HEC-eve. Rama, një politikan frikacak, po përdor policinë e shtetit për të kërcënuar aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lezhë dhe qytetarët. Anës lumenjve, nga Vjosa në Ishëm, Thirrë e Valbonë po farkëtohet një vetëdije e rezistencë qytetare që refuzon nënshtrimin. Kjo ia shton frikën regjimit” shkruajti Boiken Abazi në rrjetet sociale.

Protestuesit thanë se në fshatrat Thirrë dhe Sang ishin të regjistruar 611 banor, por sipas dokumentacionit të paraqitur nga firma pretendohet se aty jetojnë vetëm 19 banor, madje sipas tyre edhe firmat e disa prej banorëve janë fallsifikuar.

 

Prej vitit 2002 qeveritë në Shqipëri kanë firmosur 183 kontrata koncensionare për ndërtimin e 524 hidrocentraleve, me kapacitet 2165MË dhe me prodhim vjetor 9342,31 GëH. Nga këto leje të dhëna, një pjesë kanë përfunduar së ndërtuari, 100 janë në proces ndërtimi dhe 127 nuk kanë filluar ende të ndërtohen, ka raportuar më herët reporter.al

Ndërtimi i tyre është shoqëruar me protesta dhe përplasje të dhunshme me banorë të zonës që akuzojnë se nuk janë përfillur në vendimmarrje. Një sërë procesesh gjyqësore vijojnë për HEC-t në Valbonë e zona të tjera të vendit kryesisht mbi të njëjtat arsye.

 



3 Comments

  1. Nuk presin dot keta 196 banore mbas 25 prillit?
    Gjer tani hanin grosh dhe pilaf ,flinin gjume rehat rehat,kush I ngacmoi keta fakire?
    Policia ti plasi ne burg sepse aty vetem 13 vete Jane nga fshati,te tjeret Jane jo vendali,por rrugace te paguar.

  2. Keta duhet te protestonin ose 3 muaj perpara fushates, ose 3 muaj pas saj! Se keshtu na ka mesuar Partia dhe shoku Enver.

  3. Pse o kari do te pyesin ty njerezit se kur protestojne.
    Dhe sa qejf e keni fjalen burg o moterqira. Ik paguaj beketin, pastaj flit. Rrote kari debil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *