• |
ide | kryesore

Ekskluzive/ Si na monitoron Rilindja nr e telefonit, nr ID, vendet e punës, të dhënat konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Çdo parti politike tenton që të hartojë një regjistër sa më real të votuesve të saj potencialë ditën e zgjedhjeve, për të krijuar një projeksion të përafërt mbi rezultatin. Me këtë qëllim krijohen lista me emra votuesish që kanë lidhje me strukturat. Këto lista organizohen, sipas Qendrave të Votimit dhe në bazë të llogaritjeve krijohet një objektiv i përafërt i rezultatit.


Por nën ethet e “mandatit të tretë” në 25 Prill, Partia Socialiste e ka çuar gjurmimin e votuesve në një nivel tjetër, duke i kaluar caqet e ligjshmërisë.


Në zyrat elektorale të PS-së është vënë në dispozicion një sistem të dhënash, që ngre dyshime të forta për përdorimin e database shtetërore të E-Albania në funksion të partisë në pushtet.

Lexo më tej:

Si përgjohet sipas listave sekrete të PS vota e Ardit Gjebreas, Alketa Vejsiut, Rovenda Dilos, Ermal Mamaqit dhe Arbana Osmanit

Lapsi.al ka arritur ta sigurojë këtë database ku janë të përfshira të dhëna konfidenciale të 910 mijë votuesve të Tiranës nga 19 deri në moshën 99 vjeç. Dokumenti përmban të dhënat personale të secilit prej nesh, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim të përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës, praktikisht është fryti i një pune monitorimi të qytetarëve, që ka në themel të saj, të dhënat që ne ia kemi besuar shtetit.

Në dokumentin e siguruar nga Lapsi.al, qështë afërsisht 234 MB, përkatësia politike e secilit është përshkruar shkurt me PO ose me JO në një kollonë, nga personat që janë pjesë e skemës së “patronazhit”.

“Patronazhistët” quhen ndryshe anëtarët e PS-së që përmes kontakteve, telefonatave apo të njohurve të përbashkët krijojnë një ide të përafërt të bindjeve politike të secilit prej nesh. Sistemi i patronazhit është përdorur edhe në zgjedhje të kaluara, por diferenca për “mandatin e tretë” është se, dikur të dhënat për votuesit potencialë mblidheshin në mënyrë vullnetare, kurse në database që përdor sot Partia Socialiste ka informacione sensitive tonat, që po keqpërdoren për fushatën zgjedhore.

Shkelet privatësia e qytetarëve, reagon PD: Do e ndjekim në mënyrë ligjore këtë çështje

Në database, përmbajtja e të cilit përbën vepër penale, janë të dhënat për 910 mijë qytetarë të Tiranës të cilët nuk i kanë dorëzuar me vullnetin e tyre informacionet për Partinë Socialiste, por ato i janë vjedhur secilit prej nesh, që nga numrat e telefonit, numri ID i kartës së identitetit apo vendi i punës etj.

Lapsi.al mësoi se njësoj siç ky dokument është shpërndarë në kompjuterat e selisë së PS të Tiranës, ku bëhet përpunimi i të dhënave, e njëjta procedurë antiligjore ndodh në selitë e degëve të PS në qarqet e tjera, duke e shpërndarë këtë skemë pune për të gjithë votuesit e Shqipërisë.

Nga një verifikim i thjeshtë, rezulton se të dhënat e qytetarëve janë azhornuar në muajt e fundit. Gjatë kohës së pandemisë, E-Albania ka qenë një ndër aplikacionet jetike, kur secili prej nesh është detyruar ta përdorë për një qëllim apo një tjetër. Gjithsesi disponimi i të dhënave personale nga PS mund të jetë bërë edhe nga institucionet e tjera shtetërore.

Tërmet në faqen Lapsi.al/ Lumë kërkesash nga qytetarët për të zbuluar “patronazhistin” që i përgjon në emër të PS

Krijimi dhe përdorimi i këtij Database për qëllime elektorale është provë se për të fituar zgjedhjet, Rilindja nuk po ndalet në kufijtë e ligjit dhe nuk ka skrupuj të vjedhë të dhënat përsonale për  cilindo.

Sistemi i të dhënave përfshin informacione për ministra, familjarë të tyre, drejtorë të Rilindjes, prokurorë, avokatë, gjyqtarë, policë, gazetarë të të gjitha mediave në Tiranë, aktorë të angazhuar apo jo në politikë, personazhe të shoqërisë civile dhe të jetës publike, të gjithë nën vëzhgimin syrit magjik, që sheh përtej ligjit.

Për ta parë vetë mënyrën se si është organizuar database, Lapsi.al po publikon të dhëna të pjesshme për disa emra të njohur të jetës publike, duke nisur nga vetë drejtuesit e portalit. Lapsi.al

Më poshtë do të gjeni disa të tjerë personazhe publike sipas raportimit që i kanë bërë patronazhistët e Partisë Socialiste në Database që përdoret për fushatën e 25 Prillit, ku janë edhe të dhëna konfidenciale që disponohen nga institucionet shtetërore.

   

38 Comments

    1. E para, nese i moret ju te lapsit, nuk e ka te veshtire qe keto te dhena ti mare edhe PD dhe cdo organizate tjeter.
      E dyta, duke qene keshtu, nuk eshte faji i PS, as i PD apo cdo organizate politike. Faji eshte i portalit e-albania.
      E treta. Jo te gjithe zgjedhesit e Tiranes, 910 mije, kane aplikuar ne portalin e- albania, qe ti kene te dhenat aty. Duket qe Bushati dhe Shkullaku, e kane zgjidhur nje hall tek e-albania.
      Pra, pas kesaj prokuroria duhet te hetoje nese ky denoncim qendron. Dhe te mare masa deri ne arrestime. Ose mos eshte ndonje babale e radhes.
      Dhe kush mban pergjegjesi pastaj?

      1. Po ku tjeter mund te gjehen info kaq te sakta, me NID, telefon, vend pune dhe adrese banese pervecse aty? Tani ndajeni mendjen o e ka e-ablania ose nuk e ka ajo fajin. Nuk ju ec relativizimi kur jeni te dyzyuar, gjeni shpejt se ke do beni kurban.

        Kur permend babalen e ke fjalen per vellain trafikant te ministrit te brendshem ne kerkim nga Interpoli? Apo po e hedh qendra nga larg se listat i ka nxjerr Ministria e Brendshme dhe jo AKSHI?

    2. E sakte.
      Ndersa une habitem se perse mediat e medha te ketij vendi (top, klan etj) nuk po e trajtojne si lajm kete skandal…heshtje mafioze

    3. une nuk jam votues i PS as i PD ,

      per cfare i duhet PS numri im i telefonit ???

      apo leternjoftimi im ID??

      apo qendra ime e punes??

      apo preferenca ime ??

      apo census im ??

      apo jam emingrant ose jo ??

      po emri i babit tim perse i duhet PS???

      Apo vendlindja ime ??

      apo kodi i baneses ???

      ju fugshqyma e kuptoni qe jane te dhena tejet personale dhe skane asnje qellim votimi apo zgjedhjeje pervec metoda sigurimi, biografie ??

      ti merrni te keqen sigurimit ju bythpambuket e ripjelljes, nuk i shpetonte gje atyre, skishte kala qe merrnin jo si ju qe paguheni me gjys sufllaqe

      ata edhe pa buke rrinin dhe idealet nuk i tradhetonin

      a ju …ifshin qente e rruges ……qen kazanesh plehnash ata jane fiks per ju fugshqyerit e ripjelljes

  1. Gjithmone humbje kohe per traplleqe, Serbet dalin protestojne perse presin pyjet, Skiptair K… akoma grin sallate per partine.

    Ju q…. kullat dhe rruget qe po ndertoni me parate e droges dhe keto budalleqe kibernetike o Skiptari k…

    Kapishi?

  2. Po te kishte pak (sadopak) drejtesi te pavarur do ishte haput nie ceshtje se ku i moren keto te dhena.
    Ka nje lidh specifik per mbrojtjen e te dhenave dhe ne Shqiperi, dikush duhet te pergjigjet!
    Kjo nuk eshte me as normale brenda anormalitetit, nese dhe kjo pranohet dhe nuk del te pakten ne nje diskurs publik si ceshtje ne vazhdim, hapi tjeter do jete thyerje shume me e rende e te drejtave te privatesise se cdonjerit nga ne, nga cdokush qe do vije …

    Bashkeqytetare duhet te reagojme!

  3. Kjo hyn ne kategorine e çështjeve që heton SPAK, duhen arrestuar të gjithë punonjësit që kanë përgjegjësi për e-Albanian dhe duhen bërë shembull, gjithmonë nëse ambasadorët dhe drejtësia e re nuk janë kllounë të cirkut të rilindjes….

    Siç duket regjimi është në ditët e fundit dhe është aq i dëshpëruar sa po i përdor me çdo kusht resurset shtetërore dhe si letër higjenike militantët e vet të punësuar në pika kyçe në administratë duke i djegur dhe i inkriminuar. …

  4. Ja i mori e cfar pastaj,ti marri dhe te fshij bythen pse me te marre te dhenat do te ndryshoj vota.Bindja e gjithe se cilit nuk ndyshon nga marrja e te dhenave ,kujdes duhet te tregohet per blerjen e votes ,se jane kthyer disa njerez si puna e asaj prostitutes qe shet trupin per 5000 leke te vjetra edhe e atyre qe shesin dinjitetin per nje thes miell.

    1. Ora 13:00. Te dhenat kuptohet qe jane marre per te gjetur “pikat e dobta” me nje fjale per te gjetur nierezit qe kane nevoke dhe jane te gatshem ta shesin voten. Duke qene se jane ne monitorim te vazhdueshem per arsye te zgjedhjeve te vitit 2017, rilindoret po perpiqen me cdo menyre qe te shkaterrojne procesin e votimit. Duke filluar me transferimin e njerezve ne qytetet e origjines dhe duke vazhduar me goditjet e sofistikuara per te marre ndonje vote me shume. Jane te qarte se nuk kane se cfare tevtregojne per 8 vite ne pushtet dhe blerja hapur e votes nuk mund te perseritet, keshtu po luhet me gjera ekstreme. Por kjo eshte ve0er penale sepse te dhenat personale te njerezve nuk mund t’u jepen militanteve te cilesdo parti e per kete arsye SPAK duhet te hape nje hetim. Por te jeni te sigurt qe kjo nuk do ndodhe.

  5. Eshte njesoj si te ngopesh me lug bosh,cfar spaku thua ,aspaku eshte per te goditur fukarenjte “,te rrjeta e merimages ngec mushkonja dhe jo grenjeza”.Kam bindjen e pa lekundur ,qe cfar lloj pislleqesh qe te bejne prap humbjen do ta kene spektakolare.

  6. Patronazhist. Wauuuuuuuuu

    Perfundimisht keta NUK LANE LENE GJE PA BERE.

    Rilindja te kepuse qafen, boll me hajduterira dhe koncesione.

  7. Ndaj na vijne papushim e-maile te targetuara ne adresat tona, edhe pse nuk ua kemi dhene kujt ato. Kryesisht vijne nga adresa e e-mail “[email protected]”. Dhe jane per kandidate te PS dhe PSD (Tom Doshi). Bravo kush e zbuloi skandalin por Meta dhe Berisha jane fajtore, do thoje Rama.

  8. Ky vend eshte bere i frikshem , shuuuuuume i frikshem . Perveç ketyre qe thoni ju , ka edhe shume e me shume “bema” te tjera qe keta te sektit mavi po pregatisin te bejne ditet e fundit te fushates por qe nuk ja vlen te zgjatem . Nese i gjati ine fiton perseri(largqoft) , atehere ai dhe sekti mavi do hajne edhe mish njeriu , aq i frikshem eshte bere ky perbindesh dhe sekti i tij antishqiptar mavi . Largimi i ketij sekti ( me hir apo me pahir ) eshte nje domosdoshmeri kombetare por kurrsesi zgjidhja qe Shqiptaret deshirojne .

  9. Kur e ben gjithe bota, keta krimbat tane nuk do ngelin prapa. Gjithmone kane ekzituar keto lloj regjistrash. Jetojme ne nje bote bythq*!

    Nqs ka vertet SPAK, kjo perben shkelje te madhe te te drejtave te njeriut. Duhet ta hetoje. Gjithmone nese nuk eshte fake.

  10. Ate me 5000 lekshat dje. E harruat fare.
    Imagjino te ishte i ps ai. 200 shkrime do kish ber lapsi. Do ishin ber nja 10 demostrata neper rrethe. Do ishte djeg ndonje shkoll ne shkoder. Do pellisnin analistet, e do lodheshin gazetaret e “ndershem” duke shkruar kundra diktatorit.
    E na shisni dengla se sa te pavarur jeni ju, dhe se sa ju hapet barku per ne.
    TE GJITH PA PERJASHTIM JENI MASHTRUESA, DHE INTERSAXHINJ.

  11. nuk eshte e cudtishme, njesoj si sigurimi i shtetit kartele per cdo shqiptar … preferenca politke, ku punon, preferneca seksuale , pastaj targeton bizneset, familjaret … te dashurin te dahrent, femijet, prinderit, .. numer telefoni numer leternjeoftimi, faebook linkedin, ,ca gjelle preferon, me ke je tifoz, ku e pi kafen, me ke shoqerohesh , skede e plote STASI-SIGURIMI I SHTETIT!!!!!

    kjo eshte ripjellja e edi rames, metodat e sigurimit te shtetit , objektiva per cdo patronzhist nderhyrje nne lirite dhe te drejtat themelorre te njerezve pa dallim socialist apo demokrat apo ca do lloj qofshin, invasion ne jeten private te cdo njeriu

    Ripjellje 2021!

    shkoni votoni ramen , kurva socialiste!

  12. Lista e tille eshte per te tere Shqiperine, jo vetem per Tiranen!

    pak nga pak do te fillojne te dalin librat e shtepise te Ripjelljes….. dt mm.dd.yyyy filanit i erdhi per vizita motra me te dashurine. jane ish votues te PS por te pakenaqur……

    do fillojne raportet eholleishem, biografite …
    dt mm.dd.yyyy ne ate dite …u bisedua per politike, pasi x qe punon me te dashurin e motres se filanes eshte shok i vellait te patronazhistiti, u takua ne kafe dhe i tregoi biseden qe ishte bere….

    dt mm.dd.yyyy filani ka karakter interesaxhiu, mund te votoje per ps nese i bejme kontrate te perkohshme tek OSHEE OST KESH UKT etj….
    ..

  13. Ej po hidhe online o plak. Te pakten hidh ndo nje web app vec qe te kerkojme emrin tone me nr karte identiteti te shofim ku jemi ne patronazh

  14. Kjo eshte shume e rende dhe ka shume me keq. Mesa di une ne emer te atyre qe jane jashte jane prodhuar karta identiteti fallco me te cilat do votojne njerez te PS

      1. Karlleku me i madh je ti dora vete o Uthull Mavi. Mire qe je kar por ene trute ti ka bo uthull mavi Rilindja.
        Yt bythqim lulishtesh.

  15. Kjo eshte minimumi shkelje administrative qe denohet me gjobe nga 10mij ne 50mij lek te reja. 910mij te dhena nga mesatarisht 30mij lek gjobe secili le ti fusin mji gjobe 210milion euro rilindjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu