• |
ide | kryesore

Familja Kardashian, së shpejti me një projekt të ri televiziv

-Instant, Paparazzi, Slider



Para disa muajsh familja Kardashian-Jenner zbuloi për fansat e tyre se  “Keeping Up With The Kardashians” po i vinte fundi.

Në një intervistë për “Grazia”, Kim Kardashian tregoi se kjo ishte një dëshirë e përbashkët e gjithë familjes.”Kjo ishte një ëndërr për të gjithë ne. Asnjëherë nuk e kishim imagjinuar se do të arrinim sezonin e dytë. Tani jemi në të 20-tin. Ndonjëherë kemi nevojë për pushim. Është shumë e thjeshtë”, deklaroi Kim. Mirëpo, së fundmi përmes rrjetit social ‘Twitter’, Kardashian  zbuloi se së shpejti do të nisin një projekt të ri televiziv.“Nuk do të jemi larg ekranit për shumë gjatë. Spektakli ynë në HULU do të nisë rrugëtimin, pas përfundimit të sezonit të fundit të “Keeping up With the Kardashians””, shkroi në Twitter Kim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *