• |
ide | kryesore

FOTO/ Nuk shënon me Genoan, CR7 flak fanellën nga tërbimi: vërshojnë kritikat, ndërsa ai komenton “vazhdojmë kështu”

-Instant, Sport



Juventus rrëmben një fitore me peshë me Genoan në këndvështrimin Champions, por në fund të ndeshjes Cristiano Ronaldo ka shpërthyer tërbimin e tij. I zemëruar dhe i bezdisur që nuk mundi të shënojë, pas fërshëllimës së trefishtë portugezi hoqi fanellën me një gjest bezdie, duke e hedhur poshtë. Një skenë që nuk kaloi pa u vënë re dhe që në rrjetet sociale menjëherë shkaktoi një reagim të ashpër nga tifozët e Juventusit.

“Është normale që ai donte të shënonte gola, është pjesë e kampionëve sepse donte të linte gjurmët e tij”, shpjegoi Pirlo, duke komentuar atë që ndodhi. Në stadiumin Allianz gjithçka ndodhi në pak çaste menjëherë pas përfundimit të ndeshjes. I nxirë në fytyrë duke mos qenë në gjendje për të shënuar në 3-1 përballë Grifonëve, CR7 hoqi fanellën, duke e hedhur atë me një shprehje të irrituar.

POSTIMI I RONALDOS “VAZHDOJMË KËSHTU”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *