• |
ide | kryesore

Manastirliu prezanton masat e reja anti-COVID, ndryshon ora policore

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas uljes së ndjeshme të rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi, Komiteti i Ekspertëve ka marrë masa të reja lehtësuese.

Kështu, duke filluar nga dita e nesërme, ora policore shkon në orën 22:00 nga ora 20:00 që ishte deri më tani.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se do të hapen fluturimet me Britaninë e Madhe.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve, kanë bërë të ditur vendimet e fundit, të lehtësimit të disa masave në vend.

Nisur nga situata epidemiologjike dhe ecuria e procesit të vaksinimit antiCOVID, Manastirliu deklaroi masat e reja që fillojnë nga dita e hënë, datë 12 Prill.

“Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes, duke filluar nga dita e nesërme, datë 12 Prill. Po kështu, aktivitetin e bareve dhe restoranteve do të jenë të hapura deri në orën 22:00. Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës police nga ora 22:00- 06:00 të mengjesit. Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar, një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet“, deklaroi Manastirliu.

Duke bërë me dije se lehtësimet po vijnë si rezultat i situatës po edhe të muajit të shenjtë të Ramazanit, Manastirliu u ka bërë apel qytetarëve të vijojnë zbatimin e masave antiCOVID.

“Situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, me tendencë në rënie të incidencës dhe kjo është vënë re nga java e tretë e Marsit dhe në vijim. Rënie është vënë re edhe sa i takon përqindjes së pozitivitetit të rasteve të reja, ku gjatë javëve të fundit ka rënë deri në 12%. Rënia shënohet edhe në shtrimet në spitale. Prej 4 ditësh nuk ka pacientë në Spitalin COVID 4, i cili do vijojë të jetë në gatishmëri, por që pa dyshim është një tregues pozitiv i situatës në spitale.

Aktualisht niveli i shfrytëzimit të shtratit është nën 30%, ndërsa terapia intensive nën 13%. Më duhet të shtoj se kemi patur një tjetër arsye që na ka motivuar në vendimin tonë. Lehtësimi i argjerimit për besimtarët myslimanë, në muajin e shenjtë të Ramazanit, që nis në datën 13 Prill. Duke uruar një muaj sa më të lehtë dhe të mbarë, dëshiroj të përsëris thirrjen time që të mbajmë parasysh dhe mos neglizhojmë asnjë moment masat anticovid: distancimi, maskën, higjenën”, tha Manastirliu.

Duke folur për procesin e vaksinimit l, Manastirliu tha se sot ka vijuar vaksinimi i moshave mbi 65 vjeç dhe ditë e hënë vijon mbi 60 vjeç, duke u regjistruar pranë mjekut të familjes. Që prej fillimit të vaksinimit antiCOVID janë kryer në total 256,848 vaksinime.
Vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve do të jenë në fuqi për dy javët e ardhshme.



1 Comment

  1. Edhe pak dite do bien shume ndjeshem rastet. Nga data 20 do hapemi plotesisht. Universitetet jane akoma mbyllur dhe per te ardhur keq asnje media nuk merret me arsimin. Sic duket kultura jone eshte te merremi me poturet e Rames dhe te dalim ne mitingje me dy gishta lart. Kjo eshte fitorja me e madhe e Shqiperise sone te dashur. Varja me arsimin, shendetesine etj etj. Ka rendesi qe sondazhet te dalin mire por per te tjerat ska gje. Sic duket liderat ne Shqiperi e kane shume te thjeshte per te ndrythur popullin e tij. Cdo politikan flet po ta degjosh me kujdes ne emer te popullit (te asaj kohe) dhe qytetareve (ne diten e sotme). Pershendes te gjithe Shqiptaret qe heret apo vone jane larguar nga kjo cmeduri e ketij vendi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *