• |
ide | kryesore

Maqellarë/ 44-vjeçarja vret me thikë vjehrrën

Arkiva, Lajme, Të fundit
thike6.jpg



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maqellarë të Dibrës, ku një 44-vjeçare ka goditur me thikë vjehrrën duke i shkaktuar vdekjen.

Autorja me iniciale M. M., 44 vjeçe është arresuar dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të 11 prillit, ku dyshohet se për motive të dobëta 44-vjeçarja e ka goditur me thikë vjehrrën e saj.
Viktima është identifikuar me iniciale N. M., 74 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *