Porsa Lapsi.al botoi lajmin se ka zbulluar dokumentat se si na përgjon rilindja për zgjedhjet, duke na përdorur nr ID, vendet e punës, të dhënat konfidenciale faqja jonë është tronditur nga një lumë kërkesa nga qytetarët për të zbuluar patronazhistin që i mbullon në emër të partisë. Në këtë skandal të vjedhjes të të dhënave personale për qëllime elektorale socialistët kanë sekuestruar përmes organizmave shtetërore ku ne depozitojmë të dhënat gjithcka ne kemi dorzuar tek institucionet shteterore ne mënyrë konfidenciale. Ata i ndajnë njerëzit në dy grupe të mëdha: të sigurtë ose jo. Dhde të gjithëve u caktojnë një “patronazhist” që i mbulon në emër të partisë për ti bindur të votojnë.
Lexo këtu:
Me tu publikuar lajmi se Lapsi.al disponon dokumentin sekret, me 910 mijë emra të qytetarëve të Tiranës, origjinali i të cilit gjendet në zyrat e PS, qytetarët nuk reshtin së shkruar për të zbuluar se cili është “patronazhisti” i tyre. Redaksia e Laps.al u kërkon të falur atyre që për arsye mungese stafi nuk u ka kthyer dot përgjigje.
©Lapsi.al