• |
ide | kryesore

Titulli me Inter pastaj të gjithë në dasëm, mesfushori zikaltër njofton martesën: “Ja përse nuk presim një vit”

-Instant, Sport



Titull e pastaj dasëm. Inter përgatitet për një fund-maji festiv, që do të rikthejë në klub jo vetëm kampionatin e munguar prej 12 vjetësh, por edhe do të mbledhë zikaltrit në dasmën e mesfushorit të tyre Stefano Sensi. Pikërisht kështu, sepse tani është zyrtare edhe data e martesës: Stefano Sensi dhe Giulia Amodio do të martohen në 29 maj, sic ka zbuluar vetë e dashura e lojtarit të Interit. Kështu, gati një javë pas ndeshjes së fundit të Serie A, Sensi e Giulia do të shkojnë në altar, duke shpejtuar që të vënë kurorë përpara grumbullimit për finalet e Euro 2020.

“Le të themi që janë zgjedhje. Jemi në një situatë delikate dhe nuk mendoj se ka të drejtë apo të gabuar. Preferuam ta organizojmë këtë vit duke u përpjekur të respektojmë të gjitha rregullat (me shpresën që në një muaj e gjysmë situata do të përmirësohet dhe nëse jo, padyshim që do të heqim dorë, por të paktën do të përpiqemi). Sepse emocioni sot është aq i madh sa nuk na pëlqen mendimi që të presim një vit ose më shumë”, shpjegoi Giulia për një ndjekës i cili e pyeti pse nuk kishin vendosur ta shtynin dasmën duke marrë parasysh pandeminë.

“Të martohesh menjëherë pas propozimit është diçka stresuese dhe kërkuese përsa i përket organizimit. Por kjo e bën atë edhe më magjike dhe emocionuese. Nuk e di pse, por për mendimin tim të presësh një vit të tërë do të ishte si të festoja ditëlindjen time një ditë më pas. E kjo është diçka që unë gjithmonë e kam urryer, “përfundoi e dashura e lojtarit zikaltër. Dhe për muajin e mjaltit ajo shtoi: “Nuk kemi vendosur ende … Unë mendoj se do të jetë një përvojë që ne do ta organizojmë në minutën e fundit, nëse është e mundur të lëvizim e pas Kampionatit Evropian”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *